Lajme
Rezoluta e OKB-së për Srebrenicën, Kamberi: Grusht i fortë për politikën e Vuçiqit
Demokracia
19:06 | 23 Maj 2024

Share:

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas miratimit të rezolutës së OKB-së për Srebrenicën.

Ai tha se ky është një grusht i fortë për presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

“Bota do ta mbajë në mend Srebrenicën. Rezoluta për Srebrenicën kaloi në OKB”, tha Kamberi.

Me 84 vota pro ka kaluar Rezoluta për Srebrenicën në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Në këtë votim morën pjesë 193 shtete prej tyre, 19 ishin kundër dhe 68 abstenuan, gjatë votimit vendet nuk patën të drejtën e vetos.

Me këtë rezolutë 11 korriku do të caktohet si si “Dita Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë”.

Të ngjashme