Lajme
“Duan të prishin miqësinë ruso-serbe”, Rusia akuzon BE-SHBA: Nxisin qëllimisht tensionet në Kosovë
Demokracia
21:46 | 23 Qershor 2023

Share:

Rusia akuzon perëndimin se po nxit qëllimisht tensionet mes Kosovës dhe Serbisë. Kryetarja e Këshillit të Federatës, Valentina Matvijenko, pretendon se synimi i Uashingtonit dhe Brukselit është që të shtojnë presionin ndaj lidershipit të Beogradit duke e detyruar të prishë raportet me Moskën.

“Radikalët shqiptarë në Kosovë po i prijnë një konflikti të ri dramatik në rajon, ndërsa amerikanët, me ndihmën e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, po i nxisin energjikisht”, thekson zyrtarja e lartë e Rusisë. “Ata pranuan ultranacionalistët shqiptarë për vite të tëra dhe sot kur derdhet gjak pretendojnë se janë paqeruajtës”, deklaroi Matvijenko, duke pretenduar se kjo nxjerr në pah dështimin e plotë të Perëndimit në Ballkan.

Zyrtarja e afërt e Putinit, mbrojti presidentin serb Vuçiç duke thënë se përballet me presion të madh, por edhe duke aluduar se protestat kundër tij në Beograd, nxiten nga jashtë për të destabilizuar Serbinë.

Të ngjashme