Lajme
“Dua ta nënshkruaj Zajednicën” | Lutjet e panumërta të Albin Kurtit në adresë të Aleksandër Vuçiqit
Demokracia
12:52 | 27 Shkurt 2024

Share:

Askush më shumë dhe asnjë tjetër si opozitari Albin Kurti dhe partia e tij, Vetëvendosje, nuk kanë zhvilluar betejë kundër Zajednicës apo Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Sot, askush më shumë dhe asnjë tjetër nuk po e mbron kaq fuqishëm Zajednicën sa kryeministri Albin Kurti dhe partia e tij në pushtet, Vetëvendosje, shkruan Demokracia.com.

Nëse studiuesit do të grumbullonin qëndrimet e Kurtit si opozitar dhe si kryeministër, të paktën për Zajednicën, do të prodhohej një figurë politike krejtësisht qesharake, madje edhe absurde.

Por, pavarësisht se Kurti personalisht do të portretizohej si një figurë politike komike, kështu nuk mund të thuhet për fatin politik të Kosovës, zhvillimin dhe konsolidimin e së cilës e bllokoi për një dekadë.

Besimi në kauzën e Kurtit, në jo pak raste, u ka kushtuar qindra e mijëra aktivistëve e protestuesve të partisë së tij, të cilët kanë pësuar në mënyra të ndryshme duke ndjekur rrugën e tij, e cila doli se ishte vetëm një rrugë në kërkim të pushtetit personal dhe të një grumbulli njerëzish që aktualisht përfitojnë drejtpërdrejtë.

Kauza dhjetëvjeçare kundër Zajednicës u rrënua përgjithmonë në natën e 27 shkurtit 2023 kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, arriti në Bruksel “Marrëveshjen Bazë” me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

https://demokracia.com/video-populli-me-votoi-te-parandaloj-bosnjezimin-e-kosoves-para-nje-viti-albin-kurti-tradhtoi-zyrtarisht-besimin-e-qytetareve-te-kosoves-dhe-pranoi-zajednicen

https://demokracia.com/fundi-i-mashtrimit-te-madh-qe-ngulfati-shtetin-e-kosoves-a-duhet-ti-kerkojne-falje-qytetareve-albin-kurti-dhe-vetevendosje/

Kurti, dikur kundërshtar më i madh i Zajednicës, pranoi ta themelojë atë, duke e braktisur kauzën 10-vjeçare që e solli në pushtet.

Sot, një vit pas Marrëveshjes Bazë [Bruksel, 27 shkurt 2023], e cila përmban edhe themelimin e Zajednicës së forcuar me Vetëmenaxhimin (neni 7), që doli si rezultat i dialogimit të tij trevjeçar e që po vlerësohet pothuajse nga të gjithë si një rrugë e hapur për autonominë politiko-territoriale të serbëve në Kosovë, kryeministrin Kurti mund ta takojmë nëpër konferenca brenda dhe jashtë vendit, duke pritur me letër në duar që të nënshkruajë në të njëjtën faqe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqin, ish-ministër i propagandës së kriminelit Sllobodan Millosheviq.

LUTJET E KURTIT PËR VUÇIQIN: EJA TË NËNSHKRUAJMË

Janë të panumërta kërkesat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në adresë të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që së bashku të vendosin nënshkrimet e tyre në Marrëveshjen Bazë [Bruksel, 27 shkurt 2023] dhe në Aneksin e zbatimit [Ohër, 18 mars 2023], në të cilat është vendosur fuqishëm edhe Zajednica apo Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

Nga Vjena, Brukseli, Londra, Parisi e Berlini, nga zyra e tij në takime të panumërta në Prishtinë apo gjatë deklarimeve për media, Kurti nuk ka ngurruar ta përsërisë kërkesën e tij për nënshkrim që tashmë është shndërruar në refren.

Disa nga kërkesat e Kurtit për nënshkrim:

https://demokracia.com/kurti-serbia-po-i-ik-nenshkrimit-te-marreveshjes/

https://demokracia.com/kurti-i-fiksuar-deshiron-ta-vendos-nenshkrimin-per-zajednicen-me-ministrin-e-millosheviqit-aleksandar-vuciqin/

https://demokracia.com/kryezajednicarit-albin-kurti-po-i-mungon-foto-e-neshkrimit-te-zajednices-me-vuciqin-duhet-bere-me-shume-presion-beogradit-nenshkrimi-i-njohjes-de-facto/

https://demokracia.com/produksioni-lvv-kurtit-i-behet-pike-edhe-me-video-e-kerkon-nenshkrimin-e-ish-ministrit-te-millosheviqit/

https://demokracia.com/nenshkrimi-kurti-me-filma-te-lodhte-ne-kerkim-te-nenshkrimit-te-serbise-ai-eshte-pajtuar-me-vuciqin-qe-marreveshja-e-brukselit-dhe-aneksi-i-ohrit-te-hyjne-ne-fuqi-me-deklaraten-e/

“Ta pranosh Zajednicën është serbofili”, “Zajednica e sjell Rusinë te Ura e Ibrit [në Mitrovicë]”, “Zajednica është e keqja më e madhe e Kosovës së pasluftës”, “Zajednicën nuk mund ta pranojë dikush i cili nuk është serbofil”, “[Zajednica] Është një kthim i Serbisë, e cila do të na e sjellë luftën për brezin e ardhshëm”, “Kur bëhen bashkë këto 10 komuna, një shtet brenda shtetit, atëherë fëmijët tanë luftën e kanë te dera”, “Zajednica e instaluar në Kosovë nuk do të mund të hiqet pa gjakderdhje të reja”.

Këto janë vetëm disa nga deklaratat e panumërta të Kurtit gjatë kundërshtimit të Zajednicës, të cilat sot janë një dëshmi e qartë se çfarë ka pranuar Kurti dhe si është shndërruar në një kryezajedniçar. /Demokracia.com/

https://demokracia.com/kryezajednicari/

Të ngjashme