ShowBiz
“Dua një burrë hamshor”, Wanda Nara flet me rezerva të mëdha për Icardi-n
Demokracia
13:22 | 01 Janar 2023

Share:

Marrëdhënia mes Wanda Nara-s dhe Mauro Icardi-t ka qenë gjithmonë shumë e stuhishme.

Gjatë gjithë viteve të tyre së bashku nuk kanë munguar përplasjet dhe pajtimet. Teksa u duk se dyshja po ndaheshin në qetësi, Wanda nuk ka ndenjur qetë serish.

Së fundmi në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, pyetjes se çfarë cilësish duhet të ketë burri yt që të të bëje për vete i është përgjigjur:

“Që nga tetori 2022 kam qenë beqare dhe më pëlqen. Burri im duhet të jetë inteligjent, i apasionuar pas asaj që bën, duhet të jetë hamshor, një person i pjekur dhe i sigurt që kujdeset për mua, që më respekton dhe që më befason.”

Me këtë përgjigje Nara sigurisht ka “goditur ish-partnerin e saj Icardi-n.

Mesa duket futbollisti nuk i paska lënë një shije të mirë Wanda-s.

Më herët të dy u grindën në ditëlindjen e Kenny Palacios në Nordelta dhe siç raportohet nga mediat spanjolle, Icardi dukej i trishtuar pasi mbeti vetëm në pjesën më të madhe të festës.

Icardi gjatë gjithë festës tentoi t’i afrohej ish-bashkëshortes, por ajo e refuzonte çdo herë.

“Wanda foli për Mauron si ish-in e saj dhe sa herë që ai donte t’i afrohej asaj në ditëlindjen e Kenny-t, qoftë si mik apo ndërsa përpiqej ta përqafonte, ajo i thoshte atij ‘largohu, largohu. Mos më afro’”,-shprehen burimet për mediat e huaja.

Duket se marrëdhënia ka përfunduar dhe arsyeja kryesore është se Nara tani është e fokusuar te L-Gante (i dashuri i saj i përfolur), duke e lënë futbollistin në të kaluarën.

Të ngjashme