Arte
Dua Lipa takohet në Shqipëri me këtë person
Demokracia
15:05 | 23 Korrik 2021

Share:

Këngëtarja e famshme Dua Lipa është në vizitë në Tiranë, ku edh u taku me kryeministrin e vendit Edi Rama.

Lajmin për këtë e dha vetë ai, në një postim në Facebook ku kishte lavderuar këngëtaren kosovare.

“DUA LIPA që ka kapur qiellin e botës muzikore s’ka nevojë për asnjë koment, ndërsa një koment për Duan që pata kënaqësinë të njoh, unë dua ta ndaj me ju”.

Uroj që ajo të rrojë e të mbretërojë 100 vjet në fronin ku është ulur, po brenda meje mbeti gjurma e vajzës së mençur, të edukuar e modeste si të ishte askushi, e cila është me siguri krenaria e lumturia e prindërve dhe e krejt familjes së saj, pikërisht sepse çka i takon botës nga ylli i muzikës, nuk ka prekur asnjë fije atë çka u takon atyre nga vajza e tyre. Çfarë çike” ka shkruar ai.

Të ngjashme