ShowBiz
Dua Lipa poston pjesë nga fjalimi i Edi Ramës në Këshillin e Evropës
Demokracia
12:27 | 13 Tetor 2022

Share:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dje (e mërkurë), i është drejtuar Këshillit të Evropës për të kërkuar rishikimin e raportit të Dick Martyt dhe për të shpallur të pabaza akuzat e tij për trafikim të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare në Kosovë.

Mes tjera në fjalën e tij, Rama tha se Shqipëria mbështet pa rezerva kërkesën e Kosovës për t’u bashkuar me Këshillin e Evropës dhe këtë duhet ta bëjnë edhe shtetet e tjera dhe atë sa më parë.

Fjalimi i Ramës përveç që ngjallur reagime të shumta nga pozita dhe opozita në Kosovës, ka marrë vëmendjen edhe të yllit shqiptar me famë botërore, Dua Lipa.

Artistja nga Kosova ka shpërndarë një pjesë të këtij fjalimi në InstaStory të llogarisë së saj në Instagram.

“Më lër të lirë, liberalizimi i vizave”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e postimit duke etiketuar Ramën.

Kujtojmë që 27-vjeçarja ka qenë çdo herë e zëshme në çështjet që lidhen me shqiptarët, përfshirë edhe liberalizimin e vizave për Kosovës.

Madje, në edicionin e këtij viti të festivalit “Sunny Hill” që organizohet nga Dua dhe babai i saj, Dukagjin Lipa bën edhe kampanjën me moton #Setmefree” (më lër të lirë) duke kërkuara që qytetarët e Kosovës të kenë të drejtën e lëvizjes së lirë.

Të ngjashme