ShowBiz
Dua Lipa mahnit me paraqitjen në ditëlindjen e 27-të, teksa feston nën shoqërinë e miqve
Demokracia
12:01 | 22 Gusht 2022

Share:

Ajo feston sot (e hënë) ditëlindjen e 27-të.

Dhe Dua Lipa bëri një paraqitje së fundmi në Instagram për t’u ofruar 85.9 milionë ndjekësve të saj një pjesë të ‘javës së ditëlindjes’.

Këngëtarja dukej e mahnitshme në një palë sytjena me plot shkëlqim dhe taka të larta, ndërkohë që festonte me miqtë në një bregdet.

Krijuesja e hitit “Physical” është shfaqur e mrekullueshme në setin e kompletuar me një fund të gjatë të bardhë.

Më vonë, në mbrëmje ajo shfaqi fleksibilitetin e saj të jashtëzakonshëm teksa shtriu këmbën pothuajse te koka e saj.

E veshur me një rrip të zi në belin e saj të hollë, ylli i popit i mbante gjërat e tjera në një çantë të bardhë me tegela.

Dua gjithashtu veshi një xhaketë xhins para se ta hiqte atë ndërsa kërcente gjatë natës.

LEXO EDHE: 

Dua Lipa këndon në shqip dy këngë të famshme, atë të Nexhmije Pagarushës dhe Armend Rexhepagiqit

Duke pozuar në mjediset e harlisur të hotelit të saj të mrekullueshëm, bukuroshja me flokë të zeza më vonë u drejtua për darkë ku u befasua me një tortë ditëlindjeje.

Bukuroshja nga Kosova këto ditë ka qëndruar në Shqipëri, gjegjësisht në jug të këtij vendi.

Ata kanë kaluar një kohë të mirë së bashku me familjen, gjersa janë në pritje të festivalit “Sunny Hill” që do të mbahet në Tiranë.

Të ngjashme