ShowBiz
Dua Lipa do të performojë në Brit Awards
Demokracia
22:12 | 30 Mars 2021

Share:

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa do të performojë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘Brit Awards 2021’ më 11 maj.

Dua Lipa, ishte një nga këngëtaret më të suksesshme të vitit që lamë pas.

Ajo po kthehet në Britani të Madhe për të performuar në ceremoninë e çmimeve ‘Brit Awards’, ku mund edhe të nominohet në ndonjërën prej kategorive, shkruan Demokracia.com.

Këtë e konfirmoi vetë këngëtarja në rrjetin social Instagram si dhe Brit Awards në faqen e tyre të internetit.

https://www.instagram.com/p/CNDelv5MHYj/?utm_source=ig_web_copy_link

Nominimiet për Brit Awards do të publikohen nesër, ndërsa ceremonia do të mbahet më 11 maj. /Demokracia.com/

Të ngjashme