Arte
Dua Lipa dëshiron të përpunojë një këngë të vjetër shqiptare
Demokracia
12:11 | 24 Korrik 2021

Share:

Gjatë vizitës së Dua Lipës në ditën e djeshme në Shqipëri, këngëtarja mes tjeradh ka mbajtur edhe një konferencë për media.

Këngëtarja u shpreh se është e lumtur të vizitojë Tiranën pas 5 vitesh, shkruan Demokracia.com

“Mburrem shumë që e kam mundësinë të jem këtu sot, të ndihmoj në çfarëdo lloj mënyre të mundem, jo vetëm me këtë kopsht edhe më tej. Për një komunitet që më ka dhënë shumë, për krejt shqiptarët përreth botës që më kanë suportu, kjo është një mënyrë e vogël çfarë mund të bëj. Kështu që shumë faleminderit për suportin”, tha ajo.

Dua foli edhe për dëshirën e saj për të shkruar këngë shqipe, pas një pyetje nga gazetarët.

“E kam menduar atë gjë. Ndoshta një këngë të vjetër shqiptare. Duhet të punoj ende nëse ka mundësi të bashkoj diçka që është edhe moderne edhe tradicionale shqiptare”.

Ajo shtoi se do të donte të bënte ndonjë ‘cover’ të ndonjë kënge të vjetër, si mënyrë për të ndikuar lidhur me stigmën ndaj shqiptarëve në botë.

“Unë kam shumë këngë në gjuhën shqipe që i dua. Do kisha qejf të bëja një Cover, që t’i dëgjojnë shumë njerëz. Nuk e di a jam mjaft e aftë të shkruaj këngë shqip. E kam ëndërr të madhe edhe të ndryshojmë stigmën ndaj Kosovës edhe Shqipërisë, edhe neve si shqiptarë. Ta shohin njerëzit nëpër botë që jemi kreativë, punojmë fort dhe ka të rinj”, tha këngëtarja.

Të ngjashme