Sport
Drita fiton miqësoren e parë në Turqi, triumfon edhe Prishtina
Demokracia
15:45 | 26 Janar 2023

Share:

Drita e ka shënuar fitoren e parë në ndeshjen e parë miqësore në Antalia të Turqisë ku është zhvendosur pak ditë më parë për të kryer fazën përgatitore.

Tre herë kampionët e Kosovës fituan minimalisht 1:0 kundër skuadrës sllovake, MFK Tatran Liptovsky, shkruan Demokracia.com.

Realizator i vetëm i këtij ballafaqimi kontrollues ishte anësori Almir Ajzeraj në minutën e 80-të.

Fitore në miqësore në tokën turke ka shënuar edhe Prishtina e Ismet Munishit.

“Bardhekaltrit” kanë triumfuar 2:0 ndaj Feronikelit 74, e zhvilluar poashtu në Antalia.

Muhamed Dubova në minutën e 65-të dhe Albin Prapashtica tetë minuta pa përfunduar koha e rregullt ishin shënuesit e kryeqytetasve./Demokracia.com/

Të ngjashme