Lajme
Drejtoresha e Kirurgjisë Plastike në QKUK: Mungesa e anesteziologëve po ulë intervenimet kirurgjike
Demokracia
10:23 | 05 Tetor 2023

Share:

Violeta Zatriqi, drejtoreshë në Klinikës e Kirurgjisë Plastike në QKUK ka bërë të ditur sfidat me të cilat përballët kjo klinikë.

Zatriqi tha se mungesa e anesteziologëve po ulë intervenimet kirurgjike.

“Klinika jonë si çdo klinikë tjetër po ballafaqohet me problemin e anesteziologëve, se po të kishim më shumë do të kryenim numër më të madh të intervenimeve kirurgjike”, deklaroi ajo.

Kirurgjia Plastike e ka edhe një hall.

Në mungesë të Qendrës për Djegie, pacientët po referohen jashtë vendit.

Zatriqi thotë se kjo po i kushton buxhetit të ministrisë rreth 100-200 mijë euro për pacientë.

“Ne trajtojmë çdo ditë djegie, numri është shumë i lartë. Momentalisht kemi 7 djegie ku 4,5 janë fëmijë dhe një e kemi në mjekimin intensiv si djegie madhore. Kemi bërë përpjeke dhe bisedime për ndërtimin e një Qendre kemi adresuar edhe në SHSKUK edhe MSH për ndërtimin e kësaj qendre, nuk duhet t’i referojmë pacientët jashtë vendit që ta shpenzojmë buxhetin tonë për një pacientë rreth 100-200 mijë euro kur kirurgët i kemi të specializuar për këtë çështje”, tha Zatriqi.

Përndryshe, që nga fillimi i këtij viti deri tani 320 femra janë diagnostikuar me kancer në gji./FrontOnline

Të ngjashme