Lajme
Dredhia e Osmanit | Presidentja shpik formulën manipuluese se Qeveria mund ta miratojë Statutin e Zajednicës pa u pajtuar me përmbajtjen e tij
Demokracia
23:05 | 23 Prill 2024

Share:

“… patjetër duhet të ketë akt paraprak të Qeverisë, i cili jo domosdoshmërisht duhet të pajtohet me përmbajtjen e Statutit [Zajednicës / Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe], por të gjendet një mënyrë që të përcillet tutje”.

Kjo deklaratë është pjesë e një përgjigjeje më të gjatë të dhënë nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 23 prill 2024, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ku e para e shtetit po tregonte se Qeveria e Kosovës duhet ta miratojë Aktin për Themelimin e Zajednicës apo Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, në mënyrë që ajo të mund ta dërgojë për trajtim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Lexo më gjerësisht:

Osmani: Nuk mund ta dërgojë Zajednicën në Kushtetuese pa u miratuar nga Qeveria Kurti


OSMANI PËR ZËRIN E AMERIKËS

Megjithkëtë, kjo përgjigje e presidentes Osmani është një formulë e re manipuluese për qytetarët e Kosovës, sipas së cilës, Qeveria mund ta miratojë Statutin e Zajednicës edhe pa u pajtuar me përmbajtjen e tij.

Vetë fjala ‘miratoj’ do të thotë: pranoj diçka zyrtarisht si të drejtë, duke dhënë edhe votën time: deputetët miratuan ligjin për pronën, etj.

Por, përveç aspektit manipulativ, kjo përgjigje e Osmanit është edhe absurde pasi nuk ka sqaruar sesi është e mundur që Qeveria e Kosovës të miratojë Statutin për themelimin e Zajednicës dhe njëkohësiht të mos pajtohet me përmbajtjen e tij?

Lexo më shumë:

“Populli më votoi të parandaloj bosnjëzimin e Kosovës – Zajednicën” | Albin Kurti tradhtoi besimin e qytetarëve të Kosovës (VIDEO)

27 shkurt 2023 – Njëvjetori i Marrëveshjes së Brukselit | Si ia dha Kurti serbëve Zajednicën me Vetëmenaxhim e autonomi?

18 mars 2023 | Një vit nga Marrëveshja e Kurtit që e kurthoi integrimin evropian të Kosovës me themelim të Zajednicës, vetëmenaxhim e autonomi për serbët

Të ngjashme