ShowBiz
Drake do të vijë në Shqipëri?
Demokracia
11:32 | 19 Dhjetor 2023

Share:

Drake, ka qenë në një trasmetim të drejtpërdrejtë në platformën, “Kick”, dhe bashkë-prezantuesi i tij kërkoi të dijë se ku ka menduar Drake të udhëtojë vitin që vjen.

“Udhëtoni më shumë për kënaqësinë tuaj”, tha Drake.

Bashkë prezantuesi i kërkoi Drake që të vizitonte Evropën dhe ai u përgjigj duke surprizuar fansat kudo në botë:

“Unë do të udhëtoj në disa vende evropiane. Mendoj se do të shkoj në turne në Evropë, por përsëri, kjo është për punë”, ka deklaruar ai.

Drake tregoi disa destinacione pushimesh në agjendën e tij për vitin që po vjen.

“Nuk kam qenë kurrë në shumë vende. Nuk kam qenë kurrë në Itali, kurrë në Tokio, kurrë në Shqipëri”, tha Drake.

 

Të ngjashme