Lajme
Dorëheqja e zëvendës-guvernatores, BQK-ja tregon arsyen e saj
Demokracia
16:23 | 15 Maj 2023

Share:

Nora Latifi Jashari ka dhënë dorëheqja nga pozita e zëvendës guvernatores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

BQK-ja e ka treguar arsyen e dorëheqjes së saj, vetëm pak më shumë se një muaj pasi e mori pozitën.

”Për shkak të angazhimeve profesionale e kontraktuale që znj. Latifi Jashari ka pasur jashtë BQK-së edhe para këtij vendimi, ka kërkuar që të lirojë pozitën e përkohshme në BQK nga data 15 maj 2023”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

Po ashtu theksohet se ky veprim nuk e cenon BQK-në që të kryejë detyrat.

“Ky veprim nuk e cenon në asnjë mënyrë vazhdimësinë e përmbushjes së objektivave të BQK-së, pasi Bordi Ekzekutiv mbetet funksional deri në plotësimin e pozitave të rregullta të anëtarëve të Bordit Ekzekutiv sipas Ligjit të BQK-së. Për më shumë znj. Latifi Jashari vazhdon kryerjen e detyrave si  anëtare joekzekutive e Bordit të BQK-së“, thuhet në njoftim.

 

Të ngjashme