Lajme
Donald Trump ‘ndahet me avokatët’ para gjyqit
Demokracia
09:32 | 31 Janar 2021

Share:

Ish Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump është ndarë me avokatët që e përfaqësojnë atë në gjyqin e tij të fajësimit në Senat, raportojnë mediat amerikane.

Largimi i Butch Bowers dhe Deborah Barberi thuhet se ishte një vendim i përbashkët.

Gjyqi i Trump për nxitje të kryengritjes fillon në 8 shkurt, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Demokracia.com

Senatorët do të pyeten nëse duhet ta dënojnë atë për një akuzë që ai nxiti kryengritje në Capitolin e SHBA-së në 6 Janar, kur vdiqen pesë persona.

Greg Harris dhe Johnny Gasser, dy ish-prokurorë federalë nga Karolina e Jugut, gjithashtu janë larguar nga ekipi. Ata thuhet se nuk ishin të gatshëm të mbronin Trumpin në bazë të pretendimeve të mashtrimit zgjedhor.

Josh Howard, një avokat i Karolinës së Veriut i cili u shtua kohët e fundit në ekip, gjithashtu është larguar.

Tani është e paqartë se kush do ta përfaqësojë Trump gjatë gjyqit.

“Ne kemi bërë shumë punë, por nuk kemi marrë një vendim përfundimtar për ekipin tonë ligjor, i cili do të bëhet së shpejti,” shkroi këshilltari i Trump, Jason Miller.

Trump është presidenti i parë në histori që do të fajësohet dy herë. Ai u shkarkua nga Dhoma në vitin 2019 për marrëdhëniet e tij me Ukrainën, por u lirua nga Senati.

Tani ai është akuzuar për nxitje të një turme që sulmoi Kongresin pasi ai përsëriti pretendimet e rreme të mashtrimit të zgjedhjeve.

Por ka të ngjarë që ai të lirohet përsëri.

45 nga 50 Republikanët e Senatit votuan këtë javë për të konsideruar ndalimin e gjyqit, para se ai të fillonte edhe me arsyetimin se presidentët nuk mund të përballen me gjykimet e fajësimit pasi të kenë lënë detyrën.

Do të duheshin 17 senatorë republikanë që të thyejnë radhët dhe të votojnë së bashku me 50 demokratët për të dënuar presidentin, duke e parandaluar atë që të kandidojë përsëri për zyrën federale./Demokracia.com

Të ngjashme