Lajme
Doli për të ecur në Bjeshkët e Prevallës, vdes 70-vjeçari
Demokracia
10:22 | 26 Gusht 2023

Share:

Një person rreth moshës 70 vjeç sot ka ndërruar jetë në Bjeshkët e Prevallës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shyqyri Bytyqi.

Sipas tij, tashmë i ndjeri ka qenë duke shëtitur në këto bjeshkë dhe pasi iu ka përkeqësuar gjendja ka rënë pa ndjenja në tokë.

Bytyqi tutje tha se me të marr informatën policia bashk me ekipin mjekësor kanë shkuar në vendngjarje, me ç’rast kanë konstatuar dhe vdekjen e tij.

Sot rreth orës 06:32 është raportuar në polici se një person pasi ka dal me shëtit në bjeshkët e Prevallës pasi iu ka përkeqësuar gjendja, pasi dhe më herët ka pas një histori të sëmundjes, iu  ka përkeqësuar gjendja dhe ka rënë pa vetëdije. Bashkudhëtarët e  tij e kanë njoftuar policinë, dhe policia bashk me emergjencën pasi kanë arrit në vendngjarje dhe terreni ka qenë i papërshtatshëm është e pamundur që të shkojnë. Dhe në momentin që kanë arrit në vendngjarje kanë konstatuar se viktima mashkull B.M rreth 70 vjeç..”, ka thënë ai.

Tutje ai tha se pasi janë intervistuar dëshmitarët, prokurori ka marr të gjitha dëshmitë dhe me urdhër të tij trupi i pajetë i është dhënë familjarëve.

Të ngjashme