Lajme
Dokumentet e reja amerikane zbulojnë mosmarrëveshjet e mëdha brenda qeverisë ruse
Demokracia
18:03 | 13 Prill 2023

Share:

Dokumentet sekrete ushtarake amerikane të zbuluara rishtazi zbulojnë thellësinë e mosmarrëveshjeve brenda qeverisë ruse rreth luftës në Ukrainë.

Ato zbulojnë grindjet brenda qeverisë ruse për numrin e ushtarëve të vdekur dhe të plagosur në Ukrainë, raporton skynews.

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) ka akuzuar ushtrinë për fshehjen e shkallës së viktimave ruse, thotë Ney York Times.

Dokumentet e reja thuhet se zbulojnë sesi agjencitë amerikane të spiunazhit kanë arritur të depërtojnë “pothuajse çdo aspekt të aparatit të inteligjencës ruse dhe strukturës së komandës ushtarake”.

Moska është akuzuar prej kohësh se po përpiqet të parandalojë raportimin e shtrirjes së vërtetë të humbjeve të saj.

Më herët sot, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se Vladimir Putin po bënte një luftë “të keqmenaxhuar dhe të dështuar” në Ukrainë.

“Zyrtarët e FSB-së, thuhet në dokument, pretendojnë se numri i ministrisë nuk përfshin të vdekurit dhe të plagosurit midis Gardës Kombëtare Ruse, forcës mercenare Wagner ose luftëtarëve të dalë nga Ramzan Kadyrov, udhëheqës i republikës jugore ruse, Çeçenia”, shkruan gazeta amerikane.

Shërbimi llogariti se janë afër 110 mijë viktimat ruse. As Rusia dhe as Ukraina nuk kanë publikuar shifra të sakta të viktimave.

Të ngjashme