Lajme
DOKUMENTE | Vëllai i kandidates së VV-së avancohet me shpejtësi në MPJD, nga punëtor i thjeshtë i TI-së në Administrator i Lartë i Sistemeve
Demokracia
17:09 | 25 Janar 2024

Share:

Hashim Sahiti, vëllai i ish-kandidates së Vetëvendosjes, Samire Sahiti, brenda një viti punë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka arritur të avancohet. 

Nga zyrtari i IT-së, ai brenda vitit është avancuar në Administrator i Lartë i Sistemeve.

Demokracia.com ka siguruar vendimin për avancimin e tij.

“Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, pas periudhës së ankesave, ka bërë verifikimin përfundimtar të aplikacioneve të kandidatëve për pozitën: Administrator i Lartë i TI-së për Sisteme, në bazë të të cilit vetëm kandidati: z. Hashim Sahiti me Nr. Aplikacioni RAN0016045, ka plotësuar kushtet për lëvizje brenda kategorisë”, thuhet në njoftimin e brendshëm të ministrisë së Gërvallës.

 

 

Nuk dihet nëse në punësimin dhe avancimin e tij ka ndikuar e motra apo afërsia e madhe e tij me kabinetin e ministres Donika Gërvalla. Por, ajo që dihet është se motra e tij Samire Sahiti ka qenë kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për Asamblenë Komunale në Mitrovicë.

Demokracia.com lidhur me këtë çështje ka dërguar pyetje edhe në MPJD, por nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Të ngjashme