Lajme
DOKUMENTE| Dyshime për manipulime dhe kurdisje të konkurseve për militantët e Vetëvendosjes në KRU “Hidrodrini”
Demokracia
13:00 | 09 Shtator 2023

Share:

Konkurs pas konkursi, kompania regjionale e ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë po provon t’i rehatojë përkrahësit e Lëvizjes Vetëvendosje.

Që nga shkarkimi i Bordit të rregullt në vitin 2021 dhe me instalimin e Bordit të përkohshëm, veçanërisht pas emërimit të Bordit të ri puro politik të LVV-së, KRU “Hidrodrini” pa kurrfarë kriteri nga organogrami dhe plan biznesi, po shpall çdo javë pothuajse konkurse të reja për t’i rehatuar militantët e vet.

Kjo kompani kishte përgatitur konkursin për të zgjedhur edhe zyrtarin kryesor financiar, Besnik Zeqiraj, shkruan Demokracia.com.

Zeqiraj para angazhimit në “Hidrodrini” ka qenë sekretar i Lëvizjes Vetëvendosje, dega në Pejë dhe ishte kandidat për deputet i kësaj partie, gjë që ndalohet me Ligjin për Ndërmarrjet Publike.

Po ashtu, burime të Demokracia.com bëjnë të ditur se nga ardhja e këtij Bordi janë shpallur dhjetëra konkurse dhe nëse nuk fitonte anëtari i preferuar i LVV-së, ato kryesisht anuloheshin dhe rishpalleshin.

Në mënyrë të paligjshme (pa konkurs të jashtëm e as të brendshëm), në këtë ndërmarrje u sistemuan ish-zyrtarët e lartë dhe po ashtu pa paralajmërim i larguan tërësisht nga puna, ndonëse kishin kontrata të nënshkruara.

Për ndaljen e këtyre manupulimeve nuk është marrë asnjë veprim nga institucionet, Qeveria dhe as Njësia për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike.

Demokracia.com ka pyetur në KRU “Hidrodrini” për shpalljet dhe anulimet e më pas rishpalljet e vazhdueshme për dhjetëra konkurse, por kjo ndërmarrje ka thënë se po bëhen për shkak të lëshimeve teknike.

“Secili konkurs i nënshtrohet procedurave obligative ligjore. Në momentin që verifikohen dhe vërehen lëshime teknike (gabime), të njejtat anulohen, në mënyrë që të mos ndodhin shkelje. Mirëpo si të tilla, këto janë procedura që i mbron ligji dhe ne jemi të obliguar ti respektojmë, pavarësisht se edhe për kompaninë shkaktojnë vonesa dhe mosmundësi të operimit me kapacitete të plota. Prej arsyeve të tilla janë edhe mosplotësimi i kuotës së numrit të personave të kërkuar për aplikim”, thuhet në përgjigjen e Hidrodrinit për Demokracia.com.

Ndërsa, të pyetur sesi është punësuar në kundërshtim me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, ish-sekretari dhe kandidati për deputet i VV-së në Pejë, Besnik Zeqiraj, Hidrodrini ka thënë se për zyrtarët e lartë përzgjedhja kalon përmes Bordit.

“Së pari, përzgjedhjet janë me konkurs dhe transparente. Për zyrtarët e lartë, sipas ligjeve në fuqi, përzgjedhja kalon nga Bordi. Ritheksojmë se konkursi ka qenë transparent dhe i hapur në të gjitha fazat”, thuhet në përgjigjen e KRU “Hidrodrini”.

Ndërsa, sistemimin dhe më pas largimin nga puna të zyrtarëve të lartë të kësaj ndërmarrjeje, si ish-kryeshefi ekzekutiv, Agron Tigani, ish-zyrtari i lartë financiar Rasim Maloku dhe ish-sekretareja Vjollca Nimani, të cilët kishin edhe kontrata, KRU Hidrodrini e arsyeton vetëm si gabim procedural.

“Ka ndodhur gabim procedural”, thuhet në përgjigjen e tyre për punësimin dhe largimin e mëtejmë të këtyre zyrtarëve.

Ndërkaq, lidhur dyshimet publike se Hidrodrini po e bënë këtë për të punësuar njerëz të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, parti kjo në pushtet nga e cila është emëruar Bordi i KRU “Hodrodrini”, kjo ndërmarrje thotë për Demokracia.com se secili qytetar i Republikës së Kosovës, në momentin që përmbush kriteret e kërkuara konform ligjit dhe rregulloreve ka të drejtën e aplikimit për pozitat e hapura. /Demokracia.com/

Këto janë disa nga pozitat e shpallura e të rishpallura në ”Hidrodrini”:

Të ngjashme