Lajme
DOKUMENT | Tezaken e Vjosa Osmanit, Peci tash e bën edhe zëvendësuese të sekretarit të ministrisë
Demokracia
12:24 | 08 Shtator 2023

Share:

Venera Çerkini po i shijon në maksimum përfitimet që ia sjellë pushteti i tezakes së saj, presidentes Vjosa Osmani. 

Pas avancimeve të vazhdueshme, Venera Çerkini sot është emëruar edhe Zëvendësuese e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, që drejtohet nga Faton Peci i partisë Guxo, një prej njerëzve më të afërt të Vjosa Osmanit.

Demokracia.com e ka siguruar vendimin për emërimin e tezakes së presidentes Osmani në pozitën e re.

Çerkini po e shijon ngritjen e dytë brenda vitit në karrierë falë tezakes së saj presidente.

Ky është vendimi i nënshkruar sot nga ministri Faton Peci:

Çerkini edhe në detyrën si Drejtore Ekzkutive në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ishte vendosur në shpërputhje të madhe me vlerësimin që e kishin bërë britanikët në këtë konkurs. Kjo pasi në vlerësimin e ekspertëve të Ambasadës së Britanisë në Kosovë, Çerkini nuk ishte as në listën e ngushtë të kandidatëve që do të duhej të zgjidheshin në atë pozitë.

Në vlerësimin e bërë nga britanikët shihet se dy kandidatët që mund të emëroheshin në këtë pozitë, të cilët kishin marrë mbi 70% të pikëve ishin Menderes Ibra dhe Muzafer Luma.

Presidentja Osmani, po ashtu, tashmë e ka punësuar edhe vëllain në Bankën Qendrore. /Demokracia.com/

Të ngjashme