Lajme
DOKUMENT| Të punësuarit në Ndërmarrjen Publike Banesore do të përdorin trotinet elektrik
Demokracia
16:01 | 25 Shkurt 2023

Share:

Disa prej punëtorëve në Ndërmarrjes Publike Banesore tash e tutje nuk do të përdorin vetura. Kjo pasi kjo ndërmarrje ka nënshkruar kontratë për blerjen e trotinetëve elektrike.

Për blerjen e pesë trotinetëve, kjo ndërmarrje do të shpenzojë 2 mijë e 895 euro, shkruan Demokracia.com.

Për këtë tender kanë aplikuar 11 kompani, ndërsa fituese është përzgjedhur kompania “Tech Kosova”.

 

Ndërmarrja Banesore Publike ka kërkuar edhe specifikat teknike për këtë tender.

Ndërkohë, komuna e Prishtinës ka marrë vendim për ndalimin e qarkullimit të trotinetëve elektrikë në sheshet e Prishtinës si dhe ku ka frekuentim të madh të këmbësorëve.

Ky vendim do të vlejë deri votimin e rregullores e cila është duke u punuar.

Shpejtësia e lejuar e tyre në Prishtinë është 25km/h. Si dhe ngasje e tyre ndalohet rreptësishtë tek personat nën moshën 15-vjeçare. /Demokracia.com/ 

 

 

 

Të ngjashme