Lajme
DOKUMENT| Suspendohet arsimtari në Pejë i dyshuar për ngacmim seksual të nxënëses
Demokracia
22:50 | 24 Qershor 2022

Share:

Një arsimtar i shkollës së mesme të ulët “Lidhja e Pejës” në fshatin Novosellë të Pejës, i cili dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht një nxënëse të klasës së shtatë, është suspenduar nga puna për gjashtë muaj.

Në vendimin e Drejtorisë së Arsimit në Pejë thuhet se mësimdhënësi Adem Mustafa suspendohet përkohësisht nga puna nën dyshimin se ka kryer vepër penale në vendin e punës dhe ka shkelur detyrat e punës.

Largimi i përkohshëm i të punësuarit zgjat maksimalisht gjashtë muaj me 50% të pagës.

Të ngjashme