Lajme
DOKUMENT | Sallatë ruse, coca-cola e kikirikë, Xhelal Sveçla i bën “rrush e kumbulla” 120 mijë euro
Demokracia
21:00 | 24 Janar 2024

Share:

Ministria e Punëve të Brendshme, që drejtohet nga Xhelal Sveçla, ka shpallur një tender prej 120 mijë euro për shërbime hoteliere. Në listën e produkteve të porositura bën pjesë edhe sallata ruse.

Shuma e parave prej 120 mijë eurove po planifikohet të shpenzohet në ushqim e pije të ndryshme.

Përmes një tenderi, Ministria e Punëve të Brendshme po kërkon shërbime hoteliere, në të cilën janë përfshirë dhjetëra pije e shumë lloje të ushqimeve, shkruan Demokracia.com.

Ministria që drejtohet nga Xhelal Sveçla ka kërkuar edhe koktej me përmbajtje si: Kikirika, çipsa, shkopinj të njelmët, sallamë, përshutë, rriska buke me pershutë, sallatë të patateve, si dhe koktej me përmbajtje si: Kikirika, çipsa, shkopinj të njelmët, sallamë, përshutë, rriska buke me përshutë, sallatë të patateve, fli, mantija, çofte të skarës, kërpudha të fërguara, sallatë ruse, djathëra të ndryshëm, vezë të mbushura, ujë, pije freskuese, të gazuara, lëngje dhe verëra.

Pjesë e menysë është edhe furnizimi me makiato të madhe dhe të vogël, kafe kapuchino, kafe ness dhe qumësht me çokolatë.

Gjithashtu, MPB-ja ka kërkuar edhe çaj me filtër, pije në kanaçe 330 ml si Coca-Cola, Fanta, Sprite, Biter Limon, Tonik, Shwepes, çaj i ftohtë, lëngje frutash paketim qelqi 250 ml. si pjeshkë, mollë, portokall, dredhëz, dardhë, ananas, vishnje, xhus, ujë natyral dhe ujë mineral.

Ministria e Sveçlës ka treguar se afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve është data 13.02.2024 dhe tenderi duhet të dorëzohet në formë elektronike, në platformën e E-prokurimit KRPP.

Në dosjen e tenderit thuhet se Ministria e Punëve të Brendshme ka nevojë për shërbime hoteliere në disa objekte.

Kurse, me pije në ndërtesën qendrore të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Në këtë ndërtesë janë prezentë gjatë kohës së punës përafërsisht 180 deri 200 të punësuar gjithashtu edhe takimet që organizohen nga KM, ZSP, Agjensionet dhe Departamentet e MPB-së. Në këtë lokacion nevojitet furnizimi me pije, 5 ditë në javë, e sipas nevojës ndonjë herë me kërkesë të MPB-së duhen të ofrohen shërbime edhe ditëve të vikendit”.

Restoranti në ndërtesën qendrore të MPB-së gjendet në katin e V-të.

“Obligimi i kontraktorit është që të bëjë furnizimin dhe montimin e banakut nëse ka nevoje me të gjitha pjesët tjera përcjellëse dhe pajisjet e veta për kryerjen e këtyre shërbimeve i harton së bashku me menaxherin e kontratës. Gjatësia e banakut do të merret me rastin e vizitës së objekteve. Banaku duhet të jetë montues me qenë se të gjitha pajisjet të sjellura, nga kontraktuesi pas kalimit të kontratës ato do të merren nga kontraktori dhe hapësira duhet të lihet ashtu siç është pranuar”, thuhet tutje, përcjell Demokracia.com.

Janë treguar edhe disa detaje dhe kritere për kompaninë fituese dhe stafin e saj.

“Stafi i profesional, i cili do të angazhohet në kryerjen e shërbimeve duhet të jetë i pajisur me uniforma standard për ofrimin e shërbimeve pjesë e këtij tenderi. Kompania fituese para nënshkrimit të kontratës duhet të i sjell librezat sanitare për personelin dhe dëshmitë për stafin nga organi kompetent që nuk janë nën hetime, i cili do të kyqet në realizim të kontratës. Lista e stafit të kompanisë të nënshtrohet  verifikimit të sigurisë dhe çdo ndryshim i stafit i komunikohet MPB-së 10 ditë më herët”. /Demokracia.com/

Të ngjashme