Lajme
DOKUMENT: Qeveria sot diskuton për rezervat shtetërore
Demokracia
23:44 | 15 Nëntor 2023

Share:

Kryeministri Albin Kurti sot do të mbledh kabinetin e tij.

Mbledhja e 173-të e Qeverisë do të fillojë në ora 09:30.

Demokracia.com ka siguruar rendin e ditës të kësaj mbledhjeje ku mes tjerash do të diskutohet edhe për rezervat shtetërore.

Këto janë pikat që do të shqyrtohen:

1. Shqyrtimi i Projektligjit për ndryshmin dhe plotsimin e Ligjeve që  Përmbajnë Procedura të Veçanta Administrative dhe Harmonizimin e tyre me Ligjin Nr. 05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, Faza e Dytë (MPB)

2. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për miratimin e listës  se pozitave për përfitimin e shteseë për kushte specifike të punës (MFPT)

3. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të  Qeverisë Nr: 09/67 të datës 9 mars 2022 për emërimin e Bordit të Drejtorëve të Kompanisë  Rajonale të  Ujesjellësit Hidromorava, Sh. A. Gjilan (ZKM)

4. Shqyrtimi i Propozim-vendimit Përfundimtar për shpronësim për interes publik i pronës së paluajtshme ish shoqërore P. Sh. IGK “Ballkan” Njësia Damper, (ish Kampi “Casablanka”), për nevoja të Ministrisë së  Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (MMPHI)

5. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Programit vjetor 2023 për Rezervat Shteterore te Mallrave (MINT).

Të ngjashme