Lajme
DOKUMENT | Publikohet lista e noterëve të rinj, me plot familjarë, miq e militantë të Vetëvendosjes
Demokracia
20:10 | 26 Shkurt 2024

Share:

Lista prej 56 personave që kanë kaluar testin për noterë tashmë është bërë publike. Në këtë listë vërtetohet fakti se shumica e këtyre personave janë njerëz të lidhur me pushtetin.

Ministria e Drejtësisë ka publikuar listën përfundimtare të atyre që e kanë kaluar provimin me shkrim për noterë. Një pjesë e madhe e tyre janë persona të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje dhe militantë të partisë në pushtet.

Në listën prej 56 personave që tashmë janë duke u zyrtarizuar si noterë, shumë prej tyre njihen si të lidhur me njerëzit kryesorë të pushtetit, shkruan Demokracia.com.

Milot Podvorica nga Prishtina, Pajtim Kaçka nga Prizreni, Adelina Ajeti nga Gjilani, Flakron Rexhepi nga Gjilani, Agon Hyseni nga Gjilani dhe Betim Behluli nga Rahoveci, sipas listës së publikuar nga Ministria e Drejtësisë janë persona që hapur përkrahin Vetëvendosjen dhe llogaritë e tyre në rrjete sociale janë të mbushura me fotografi me persona të pushtetit, por ka edhe nga ata që janë familjarë të noterëve aktualë.

Sahara Duriqi – Avdiu nga Lipjani është bashkëshortja e shokut të bankës së kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Alban Avdiut, për të cilin Konjufca kishte treguar në vitin 2022.

Adelina Ajeti, e cila ka dhënë provimin e Jurisprudencës më 15 shator 2023 mban numrin 3 në listë, e cila ka kaluar testin për notere.

Ajeti është mbesë e noterit Murseli.

Edhe aktivisti i VV-së, Faton Kabashi, nuk mungon në listën e noterëve.

Simpatinë që ka ndaj partisë në pushtet mund ta shihni edhe në postimet e tij në rrjetet sociale.

Edhe Flakron Rexhepi është në listën për noter. Rexhepi është edhe aktivist i VV-së dhe i emëruar zyrtar në Kabinetin e Kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

 

Pajtim Kaçka është punëtor pranë zyrës noteriale të Suna Sallahut, e cila është zv/anëtare e komisionit për dhënien e provimit të noterisë, e zgjedhur nga ministrja Albulena Haxhiu.

 

Betim Behluli, i biri i ish-noterit Rasim Behluli dhe gjyqtar mbikqyrës i Gjykatës Themelore në Gjakovë, Dega Rahovec.

 

Agon Hyseni figuron në listë për noter. Ai është punëtor i noterit Fatmir Halimi.

Këta janë vetëm disa nga personat e lidhur me pushtetin që identifikohen lehtë me disa kërkime në rrjetet sociale.

Ndër vendimet e para që mori Albulena Haxhiu kur u ul në ulësen e Ministres së Drejtësisë ishte anulimi i konkursit për noter.

Paligjshmëri dhe paturpësi | Noterët e rinj, militantë të Vetëvendosjes

Arsyet, sipas saj, ishin të shumta duke përfshirë nepotizmin, lidhjet e kandidatëve me partitë politike atë kohë në pushtet dhe kandidimi i familjarëve të noterëve.

Krahas kësaj, procesi i finalizimit të noterëve pritet të bëhet këtë vit. Megjithëse Haxhiu konkursin e kishte anuluar për arsyet e lartëcekura, si duket të njëjtën gjë po e bën ajo vetë.

“Nuk mund të shtyjë përpara një proces nga i cili shumica dërmuese e kandidatëve të cilët kanë kaluar provimin e noterisë, janë militantë partie, anëtarë apo miq të anëtarëve të Komisionit të Provimit të Noterisë apo edhe familjarë të tyre”, pati theksuar gjatë një konference për media Haxhiu.

Ndryshe, sipas Ligjit për Noterinë, për çdo 10 mijë banorë duhet të përcaktohet një noter.

Bazuar në këtë, në Kosovën me 1.8 milionë banorë, këtë profesion do të duhej ta ushtronin 180 noterë, por sipas ministrisë aktualisht janë vetëm 50 sish. /Demokracia.com/

Aktivistët e Vetëvendosjes dhe familjarët e noterëve ia mësyejnë konkursit për noter (EMRAT)

 

Të ngjashme