Lajme
Aktivistët e Vetëvendosjes dhe familjarët e noterëve ia mësyejnë konkursit për noter (EMRAT)
Demokracia
10:56 | 02 Shkurt 2024

Share:

Ndër vendimet e para që mori Albulena Haxhiu kur u ul në ulësen e ministres së drejtësisë, ishte anulimi i konkursit për noter.

Arsyet sipas saj ishin të shumta, përfshirë nepotizmin, lidhjet e kandidatëve me partitë politike atë kohë në pushtet dhe kandidimi i familjarëve të noterëve.

Krahas kësaj, procesi i finalizimit të noterëve pritet të bëhet këtë vit.

Megjithëse Haxhiu konkursin e kishte anuluar për arsyet e lartëcekura, si duket të njëjtën gjë po e bën edhe ajo vet.

Nga 597 kandidatë pjesëmarrës në konkurs, një pjesë e madhe prej tyre, sipas verifikimeve të Gazetës Blic dalin të jenë të afërt e përkrahës të VV-së, partisë në pushtet, ose të paktën kanë lidhje familjare e miqësore me ta, si dhe familjarë të noterëve, ish- noterëve dhe të afërt të anëtarëve të Komisionit për Provimin e Noterisë, të emëruar nga ministrja aktuale- Albulena Haxhiu.

-Milot Podvorica është numër 271 në listë për noter, por nëse futemi në rrjetet sociale të tij duket se është njeri i afërt i Arben Vitisë, ministrit të Shëndetësisë në Qeverinë Kurti.

 

Podovoricës nuk i mungojnë fotografitë as me kryeministrin, Albin Kurti.

 

 

-Avdi Muzliukaj numër 224 në listë, zyrtar i lartë i Vetëvendosjes në Mitrovicë, ish-shef i shtabit zgjedhor në Mitrovicë, njeri i afërt i kryeministrit Kurti.

 

 

 

 

-Ndërsa, Genc Hundozi është mbështetës Vetëvendosjes. Hundozi i cili është numër 524 në listë për noter është edhe goxha i afërt me kryeministrin Kurti.

 

 

 

-Munip Dërguti, njeri i LVV-së në Rahovec, mik i deputeti Visar Korenica dhe zëvendësministrit, Arsim Berisha.

 

 

-Besnik Nuhiu, i cili është përmbarues privat, kishte lobuar kundër kandidatëve të cilët kishin kaluar provimin e noterisë në vitin 2019.

Por, tash vetë Nuhiu figuron në listë si kandidatë për noter.

 

 

-Adelina Ajeti e cila ka dhënë provimin e Jurisprudencës më 15 shator 2023 mban numrin 250 në listë, si kandidate për notere.

Ajeti është mbesë e noterit Murseli.

 

 

Edhe aktivisti i VV’së, Faton Kabashi nuk mungon në listën për noterë.

Simpatinë që ka ndaj partisë në pushtet, mund të shihet në postimet e rrjeteve sociale.

 

 

 

-Ahmet Imami me numër 480 në listë, anëtar i KGJK-së në Kosovë i emëruar nga deputetët e VV-së në Kuvendin e Kosovës.

 

 

 

-Elvin Maznikar, me numër 274 në listë, i biri i noterit Bilgaip Maznikar, noter në Prizren.

 

 

-Merita Binakaj me numër 672 në listë, avokate, bashkëshorte e gjyqëtarit Shyqeri Hoxha.

 

 

 

 

 

-Suna Sallahu është bashkëshorte e anëtarit të VV’së në Prizren, Valton Sahiti.

Po ashtu, Sallahu është zv/anëtare e komisionit për dhënien e provimit të noterisë. Ajo është e zgjedhur nga Albulena Haxhiu, ministrja e drejtësisë.

 

 

 

-Miri Hoxha është kandidati tjetër për noter, i cili aktualisht punon në Ministrinë e Financave si inspektoriat i punës.

 

-Flakron Rexhepi është i 72 në listë, si kandidat për noter. Rexhepi është edhe aktivist i VV’së dhe i emëruar zyrtar në Kabinetin e Kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

 

 

 

-Anita Qelaj e 348-ta në listë.

 

 

Anita është vajza e avokatit të Popullit, Naim Qelaj i cili sipas burimeve të Gazeta Blic nuk ka ndërmarrë asnjë veprim më 2019 kur tek çështja e noterëve u paraqitën shkelje esenciale kushtetuese.

 

-E 226-ta në listë është Saranda Stublla, e cila është edhe përkrahëse e partisë në pushtet, Vetëvendosjes.

 

Stublla është edhe drejtoreshë e Kadastrit në komunën e Podujevës, komunë kjo e udhëhequr nga VV’ja.

 

 

Se është përkrahse e VV’së e tregon edhe ky postim:

 

 

 

-Pajtim Kaçka, numër 317 në listë. Ai është punëtor pranë zyrës noteriale të Suna Sallahut e cila është zv/anëtare e komisionit për dhënien e provimit të noterisë, e zgjedhur nga ministrja Albulena Haxhiu.

 

Nipi i ish-kryetarit të Odës së noterëve, Aliriza Beshi, Uvjes Beshi është i 275 në listë për noterë.

 

 

Elmedina Beshi nr. 315 në listë, vajza e ish kryetarit të Odës së Noterëve Aliriza Beshi, si dhe punëtore te zyrës noteriale të Suna Sallahu anëtarë e komisionit për dhënien e provimit të noterisë e zgjedhur nga Ministra Albulena Haxhiu

 

Betim Behluli i biri i ish-noterit, Rasim Behluli dhe gjyqtar mbikqyrës i Gjykatës Themelore në Gjakovë, dega Rahovec.

 

 

Agon Hyseni figuron i 44 në listë për noterë. Ai është punëtor i noterit Fatmir Halimi.

 

Fijona Stuja e 86 në listë. Ajo është punëtore e noteres Fluturë Zajmi në komunën e Gjakovës.

 

 

Arben Krasniqi nr,339 në listë, anëtar i LVV-së, me ardhjen e VV-së në pushtet në komunën e Prizrenit i njëjti ishte transferuar nga komuna e Prishtinës, pranë zyrës ligjore në komunën e Prizrenit, mik i afërt me deputetin Sali Zyba.

 

 

 

Ilir Kadolli, nr 338 në listë, anëtar i LVV-së, i punësuar në Ekoregjion, në kohën kur ka qeverisur VV në Prizren, mik i afërm me deputetin Arbër Rexha

 

 

 

Ahmet Imami nr. 480 në listë, anëtar i KGJK në Kosovë, i emëruar nga deputetët e VV në Kuvendin e Kosovës.

 

 

Taulant Maliqi nr. 532 në listë, përkrahës i Vetëvendosjes.

 

 

Bojamir Hoxha nr. 254 në listë, anëtar i Vetëvendosjes, ka punuar në Komunën e Prishtinë gjatë mandatit të VV-së, aktualisht punon në Ministrinë e Mirëqenies Sociale.

Denis Pirana nr. 314 në listë, punon tek noterja Suna Sallahu, zv/anëtare e komisionit të provimit të noterisë e zgjedhur nga MD. Bashkëshortja e Denisit ka qenë e angazhuar tek stafi i ish kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

 

 

 

Sheremet Hoti nr. 476 në listë, Militant i VV, axhë i Valon Hoti i cili ka qenë sekretar i VV në Malishevë.

 

 

 

 

Genc Hundozi, nr. 524 në listë, aktivistë i VV njeri i afërt me Albin Kurti Kryeministër i Kosovës.

 

 

Emine Sherifi Lubeniqi, nr 568 në listë, përmbaruese private në Prishtinë, ish kryetare e Odës së Përmbaruesve privat.

  

 

 

Arta Maliqi Sylaj, nr 293 në listë, vajza e gjyqtarit Naser Maliqi, burri i së cilës është avokat.

 

 

 

Edhe gjyqtarët ia kanë mësyer konkursit për noter.

Faton Ajvazi, nr 470 në listë , Gjyqtar më Gjykatën Themelore në Ferizaj.

 

 

Arben Toska, nr 310 në listë, Gjilan, Gjyqtar në Gjykatën Komerciale në Prishtinë.

 

 

Rexhep Gashi, nr 340 në listë, Gjyqtar i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative i cili ka shqyrtuar kërkesat për shtyrje të këtij provimi.

 

 

Radomir Laban, nr. 291 në listës, Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

 

 

 

Diellza Azemi, nr 107 në listë, vajza e noterit Islam Azemi, në foto shihet noteri Islam Azemi, së bashku me dy vajzat e tij, ku njëra prej tyre, Diellza Azemi, ka kandiduar për notere tek Ministria e Drejtësisë.

 

 

Besim Osmani, numër 223 në listë, avokat dhe njëherësh aktivist i VV-së, i angazhuar në disa procese për të mbrojtur vendimet e Komunës së Kamenicës kundër vendimeve të Qëndron Kastratit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Dorentina Hasani, numër 320 në listë, aktualisht aktiviste e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila mban postin e drejtoreshës së shëndetësisë në Komunën e Gjilanit.

 

 

Jeton Sadiku, numër 361 në listë, e ka vëllain aktivist të VV-së në Gjilan.

 

Visar Luli nr. 100 në listë, i biri i ish noterit Besim Luli, noter në Prizren.

Valbone Gjonbalaj nr. 90 në listë, gjyqtare e cila ka refuzuar kërkesat për masë të cilët në mënyrë të ligjshme në vitin 2019 kishin kaluar provimin, e i cili vendim ishte prishur nga Gjykata e Apelit të Kosovës.

Vjollca Limani nr. 367 në listë, gjyqtare e cila ka refuzuar kërkesat për masë të cilët në mënyrë të ligjshme në vitin 2019 kishin kaluar provimin, e i cili vendim ishte prishur nga Gjykata e Apelit të Kosovës.

Linda Dula Halilabazi nr. 106, aktiviste e partisë Alternativa në koalicion me qeverinë Kurti.

Visar Biraj nr. i listës 109, punonjës i ish noterit Besim Luli;

Fjolla Pasuli, nr. 221 në listë, lidhje familjare me kryetaren e komisionit për zgjedhje të noterëve Hunidia Pasuli.

Kosovare Kadolli nr. 364 në listë, kunatë e Ilir Kadolli aktivist dhe Militant i VV.

Alba Ostrazubi nr. 662 në listë, Aktiviste e afërt me Pushtetin e VV.

Merita Binakaj nr. 672 në listë, avokate bashkëshorte e gjyqtarit Shyqeri Hoxha.

Shyeri Hoxha nr. 673 në listë, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren.

Refki Suma nr. 315 në listë ish kryetar i Hanit të Elezit.

Leonora Krasniqi nr. 37 në listë, aktiviste e Vetëvendosje në Malishevë.

Rexhep Gashi nr. 340 në listë, Gjyqtarë i Gjykatës Themelore në Prishtinë Departamenti për Çështje Administrative i cili ka shqyrtuar kërkesat për shtyerje të këtij provimi.

Po ashtu, në listë është edhe Yllka Fejzullahu Shtime – drejtorshe e Arsimit, kryetare e gruas se VV Shtime.

Lidhur me konkursin për noterë, përzgjedhjen e komisionit të provimit për noterë, Gazeta Blic ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Drejtësisë, që udhëhiqet nga ministrja Albulena Haxhiu.

Në përgjigjen e Ministrisë për Gazeta Blic, thuhet se kabineti i ministres nuk është marrë fare me aplikimet e kandidatëve, përpos në disa raste.

“Ju lutem njoftohuni se Kabineti i Ministres së Drejtësisë nuk është marrë fare me aplikimet e kandidatëve, përveç në rastet e shqyrtimit të ankesave pas refuzimit të aplikimeve nga Departamenti për Profesionet e Lira në Ministrinë e Drejtësisë që përbëhet nga stafi jo-politik i Ministrisë, ashtu siç përcaktohet me legjislacionin në fuqi. Në këtë kuptim, ky departament ka bërë vlerësimin e aplikimeve të kandidatëve dhe në rastet kur këta kanë plotësuar kushtet ligjore për t’iu nënshtruar provimit, të njëjtëve iu është aprovuar aplikimi”, thuhet nga MD.

Më tej, ministria shton se kandidatët i janë nënshtruar provimit në kushte të barabarta.

“Të gjithë kandidatët i janë nënshtruar provimit në kushte të barabarta dhe rregullat e parandalimit të konfliktit të interesit në raport me Komisionin janë respektuar sipas përcaktimeve ligjore dhe nënligjore të legjislacionit në fuqi”.

Në përgjigjen e saj, Ministria e Drejtësisë mohon të ketë ndikuar në favorizim apo penalizim të ndonjë kandidati në këtë konkurs për noterë.

“Ministria e Drejtësisë nuk ia ka mohuar të drejtën asnjë kandidati që ka plotësuar kushtet për t’iu nënshtruar provimit të Noterisë, ashtu siç nuk mund dhe nuk do të favorizojë ose penalizojë asnjërin kandidat në fazat e mëtejme që i pasojnë shpalljes së rezultateve të provimit. Të njëjtit i janë nënshtruar një procesi të rregullt, të drejtë dhe profesional, të bazuar në kushte dhe mundësi të barabarta”, thuhet nga Ministria për Gazeta Blic.

MD po ashtu ka njoftuar se aktualisht procesi është në kontrollimin e testeve të kandidatëve në prezencë të monitoruesve dhe më pas finalizohet procesi.

“Aktualisht, pas mbajtjes së provimit me shkrim më 27 janar 2024, Komisioni është në procesin e kontrollimit të testeve të kandidatëve, në prezencë të monitoruesve, për të vazhduar me pas drejt finalizimit të këtij procesi, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, përfundon përgjigja e Ministrisë së Drejtësisë.

Gazeta Blic ka provuar që të kontaktoj shumicën e kandidatëve për noter që janë përmendur në tekst, por kontakti me disa prej tyre ka qenë i pamundur e disa nuk janë përgjigjur fare.

Kujtojmë se, disa komuna të tjera në vend vazhdojnë të mos e kenë asnjë noter, e ky problem, sipas Albulena Ukës nga Ministria e Drejtësisë do të marrë fund me konkursin e ri.

“Në këtë mënyrë do të bëhet zgjidhja e problemit për mungesën e noterëve në komunat e Kosovës. Pas përfundimit të provimit të noterisë dhe këtij procesi, pritet të hapet konkursi për emërimin e noterëve dhe të bëhet caktimi i noterëve nëpër komuna dhe të eliminohet problemi i mungesës së tyre nëpër komunat e Kosovës”, ka shtuar ajo.

Procedura për emërimin e noterëve të rinj, për t’iu bashkuar shifrës prej 50 që janë në shërbim aktualisht, synohet të përfundohet brenda këtij viti

/GazetaBlic/

Të ngjashme