Lajme
DOKUMENT| Përparim Rama provon ta gjelbërojë Prishtinën, ndan 1,2 milion euro për mbjellje të fidanëve dhe luleve në hapësira publike
Demokracia
12:00 | 13 Mars 2023

Share:

Mbingarkesa e kryeqytetit me ndërtesa shumëkatëshe e me hapësira tejet të vogla, e ndonjëherë inekzistente mes tyre, ka bërë që Prishtina të shndërrohet në qytetin e pluhurit dhe betonit.

Qytetarët shpeshherë janë ankuar për mungesë të hapësirave gjelbëruese në qytet. Megjithatë një gjë e tillë pritet të zgjidhet shumë shpejt, kjo pasi Komuna e Prishtinës ka ndarë 1 milion e 200 mijë euro për furnizim me fidane dhe lule dekorative shumëvjeçare për hapësira publike dhe parqe, shkruan Demokracia.com.

Komuna e udhëhequr nga Përparim Rama ka paraparë mbjelljen e fidanëve dhe luleve dekorative në hapësirat publike dhe parqe.

Përmes kësaj kontrate komuna ka në plan të mbjellë rreth 152 lloje të fidanëve dhe luleve në pjesë të ndryshme të qytetit.

“Furnizimi dhe mbjellja e fidanit: Abies nordmanniana -Lartësia e drurit prej tokës deri në përfundim duhet të jetë 13.00 m, e gjithë pjesa duhet të jetë e mbushur me gjethe. Fidani duhet të jetë i kultivuar në vazo me dhe
të mirë humusor dhe të ketë sistem rrënjorë mirë të zhvilluar. Fidanet duhet të jenë të zhvilluara në vazo me madhësi prej 1500 litra. Furnizuesi për fidanet para ofertimit dhe pas pranimit duhet të dëshmoj me çertifikatë fitosanitare dëshmi për prejardhjen e tyre ngavendet e BE– së. Hapja e gropës me diametër 150 cm dhe thellësi 150 cm, largimi i dheut dhe zhvendosja deri në deponi si dhe vendosja e substratit 1000 ltr dhe mbjellja e tij.
Poashtu, të bëhet ujitjta e tij sipas nevojës pas mbjelljes”, thuhet në dosjen e tenderit.

“Furnizimi dhe mbjellja e fidanit: Pinus densiflora ‘alice verkade’ – Lartësia e drurit nga toka deri në degëzimet e para të jenë min. 1.00 m ,me kurorë të formuar deri në 1.50 – 2.00m lartësi. Trashësia e trungut nga toka e deri në 1 m lartësi të jetë me perimetër 8-10cm. Druri duhet të jetë i kultivuar në vazo me dheun humusor dhesistem rrënjorë mirë të zhvilluar. Fidanet duhet të jenë të zhvilluara në vazo me madhësi prej 40 – 60 litra. Furnizuesi për fidanet para ofertimit dhe pas pranimit duhet të dëshmoj me çertifikatë fitosanitare dëshmi për prejardhjen e tyre ngavendet e BE– së. Hapja e gropës me diametër 40 cm dhe thellësi 40 cm, largimi i dheut dhe zhvendosja deri në deponi si dhe vendosja e substratit 30 ltr dhe mbjellja e fidanit. Po ashtu, të bëhet ujitja e fidanit sipas nevojës pas mbjelljes”, thuhet në dosje.

Tutje në dosjen e tenderit bëhet e ditur se prejardhja e fidaneve të jetë nga vendet e BE-së.

“Furnizimi dhe mbjellja e fidanit: Ligustrum japonicum – Lartësia e drurit nga toka deri në degëzimet e para të jenë min. 2.00 m ,me kurorë të formuar deri në 3.50m lartësi. Trashësia e trungut nga toka e deri në 1 m lartësi
të jetë me perimetër 20 – 25 cm.Druri duhet të jetë i kultivuar në vazo me dheun humusor dhesistem rrënjorë mirë të zhvilluar. Fidanet duhet të jenë të zhvilluara në vazo me madhësi prej 120 litra. Furnizuesi për fidanet para ofertimit dhe pas pranimit duhet të dëshmoj me çertifikatë fitosanitare dëshmi për prejardhjen e tyre nga vendet e BE– së. Hapja e gropës me diametër 70 cm dhe thellësi 70 cm, largimi i dheut dhe zhvendosja deri në deponi si dhe vendosja e substratit 70 ltr dhe mbjellja e fidanit. Po ashtu, të bëhet ujitja e fidanit sipas nevojës pas mbjelljes”, thuhet në dosje.

Siç bëhet e ditur në kontratën e publikuar në KRPP, kontrata është paraparë për 3 vjet, shkruan Demokracia.com.

 

 

Afati i fundit për dorëzim e tenderëve është data 03.04.2023, në ora 14:00:00. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme