Lajme
DOKUMENT | Një emër i panjohur në diplomaci dekretohet nga Osmani për Ambasador në Zvicër
Demokracia
18:16 | 03 Janar 2024

Share:

Mentor Latifi do të jetë Ambasador i Kosovës në Bern të Zvicrës. 

Mentor Latifi, një emër i panjohur në diplomacinë e Kosovës, është dekretuar për ta përfaqësuar shtetin në një vend ku jetojnë mbi 300 mijë shqiptarë, shumica prej tyre nga Kosova.

Demokracia.com ka siguruar dekretin e presidentes Vjosa Osmani.

“z.Mentor Latifi emërohet Shef i Misionit/Ambasador i Republikës së Kosovës në Konfederatën e Zvicrës, me seli në Bern.”, thuhet në dekretin e Osmanit.

 

Dekreti ishte nënshkruar nga presidentja Osmani më 21 dhjetor të vitit që lamë pas.

Deri më tani, ambasador në Zvciër ka qenë Sami Ukelli. /Demokracia.com/

Të ngjashme