Lajme
DOKUMENT| Kafe, çaj e pije, komuna e Shtimes i bën “rrush e kumbulla” rreth 7 mijë euro
Demokracia
14:03 | 17 Korrik 2023

Share:

Punonjësit e Komunës së Shtimes në këto ditë të nxehta e kanë hequr hallin e pijeve, pasi komuna është kujdesur për furnizimin e bufesë me plot 13 mijë e 740 lloje të pijeve të ndryshme.

Komuna që drejtohet nga Qemajl Aliu i Vetëvendosjes ka vendosur t’i shpenzojë 6 mijë e 999 euro për tenderin “Shërbimet e byfesë”.

Këtë tender ia ka besuar operatorit ekonomik “Bislim Beqaj B.I”, pa pasur asnjë konkurrent, shkruan Demokracia.com.

Sipas tenderit të publikuar në prokurim, me këto para punonjësit e komunës do të kenë rastin të shijojnë pije të ndryshme.

Në dosjen e tenderit janë dhënë edhe detaje se cilat pije dhe çfarë produktesh do të blihen nga Komuna e Shtimes më 6 mijë e 999 euro.

Gjatë një viti në këtë komunë do të konsumohen me mijëra expresso, mijëra makiato e mijëra çaja.

Po ashtu, janë paraparë të konsumohen edhe qindra litra ujë, qumësht e pije të gazuara.

“Kafe Espresso, copë 1000. Kafe Makiato, copë 1200. Kafe Turke, copë 800. Nes café (ekuivalent), copë 650. Qumësht me çokolatë. Copë 650. Çaj filter të gjitha llojet, copë 2000. Pije në kanaqe 330 ml, të gjitha llojet (jo alkoolike), copë 1500. Lëngje frutash paketim qelqi 200 mle, të gjitha llojet, copë 1300, Ujë të gazuar 0.5 L, copë 940. Ujë të pa gazuar 0.5 L, cope1200. Ujë të gazuar 0.33 L, copë 600. Ujë të pa gazuar 0.33 L, copë 900. Ujë të pa gazuar me paketim qelqi 0.25 L, copë 500. Ujë të gazuar me paketim qelqi 0.25 L, copë 500”, thuhet në dosjen e tenderit./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 01 Maj 2024