Lajme
DOKUMENT | Gërvalla “korr” edhe një sukses në punësimin e militantëve, gruan e kandidatit të “Guxo”-s e rehaton në MPJD
Demokracia
20:42 | 12 Prill 2024

Share:

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në diplomaci nuk e ka asnjë sukses, por me punësime të militantëve dhe familjarëve të tyre duket se ia ka marrë dorën mjaft mirë.

Erigona Xhukolli Brahimi është punësuar së fundmi në MPJD si zyrtare administrative me konkurs të hapur. Por, ajo po del të jetë gruaja e një bashkëpartiaku të Gërvallës.

Demokracia.com ka mësuar se Erigona Xhukolli Brahimi është gruaja e Drilon Brahimit, i cili ishte kandidat për asamble si pjesë e Listës së Vetëvendosjes nga “Guxo” në Komunën e Prishtinës.

Partia “Guxo” udhëhiqet nga dy kryetarë, Donika Gërvalla e Faton Peci.

Ministrja Gërvalla më 14 tetor 2021 e kishte prezantuar Drilon Brahimin si kandidat për asamble nga radhët e “Guxo”.

Megjithatë, për Gërvallën kjo nuk është hera e parë që bën punësime partiake e familjare në ministrinë që drejton. Më 15 janar 2024, Demokracia.com kishte publikuar një artikull ku kishte treguar se ajo e kishte punësuar edhe familjarin e vet si këshilltar politik, i cili me profesion ishte muzikant.

LEXO MË SHUMË:

Donika Gërvalla e punëson familjarin e vet si këshilltar politik, i cili me profesion është muzikant

Përveç punësimeve partiake, Gërvalla i shpërblen militantët edhe me para.

Kryetari i partisë “Guxo” në Gjermani, Berlind Gajraku, ishte njëri nga të përzgjedhurit e ministrisë së Gërvallës në programin për Diplomaci Qytetare 2023.

Gajraku do të paguhet 10 mijë euro për një vit dhe i tërë projekti i kushton buxhetit të Kosovës në total 210 mijë euro./Demokracia.com/

LEXO MË SHUMË:

DOKUMENT | 10 mijë euro me tri këste për Kryetarin e “Guxo”-s në Gjermani, Kosovës i kushtojnë mbi 210 mijë euro të rinjtë e angazhuar nga Gërvalla

 

Të ngjashme