Lajme
DOKUMENT| Donika Gërvalla e pakënaqur me fotot, jep tender për “ekspert për video dhe fotografi”
Demokracia
12:03 | 03 Korrik 2023

Share:

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së fundmi ka dhënë një tender për “ekspert për video dhe fotografi”.

Ministria që udhëhiqet nga Donika Gërvalla ka njoftuar se ka dhënë kontratë për të angazhuar një “ekspert” për realizimin e videove dhe fotografive.

Siç bëhet e ditur në tenderin e publikuar në KRPP, 970 euro do të paguhet një “ekspert” për dy muaj, i cili do të ndjek aktivitetet e MPJD-së nga projekti “Shijo Kosovën”, shkruan Demokracia.com.

Për këtë tender ka aplikuar vetëm një operator dhe ai është shpallur fitues.

“Fotografitë dhe videot do të realizohen nga aktivitetet e parapara gjatë muajve korrik dhe gusht, veçanërisht nga aktiviteti “Shijo Kosovën” do të përdoren për nevoja të MPJD dhe ambasadave, përmes të cilave do të promovohet vendi ynë”.

Angazhimi i ekspertit për fotografi dhe video do të jetë gjatë muajit korrik dhe gusht.

“1. Realizimi i videove nga aktivitetet e MPJD-veçanërisht nga projekti “Shijo Kosovën”, sipas nevojës dhe kërkesës nga AK. 2. Realizimi i fotografive nga aktivitetet e MPJD – veçanërisht nga projekti “Shijo Kosovën”, sipas nevojës dhe kërkesës nga AK”, thuhet në njoftimin për kontratë. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme