Lajme
Sekuestrohen 40 motoçikleta nga Policia nё Pejё
Demokracia
13:24 | 07 Maj 2024

Share:

Policia e Kosovës ka sekuestruar 40 motoçikleta gjatë datave 4-5 maj në Pejë.

Sipas policisë, ky aksion është në kuadër të planit operativ “Motoçiklistët kundërvajtës”.

“Nё kёtё plan, i cili ёshtё duke vazhduar edhe nё ditët nё vijim, janё tё angazhuar zyrtarë nga tё gjitha njёsitet e DRP Pejё. Gjatё datave tё lartcekura nga njёsitet e DRP Pejё, janё sekuestruar: dyzet (40) motoçikleta tё llojeve tё ndryshme.

Ndёrsa pёr kundёrvajtёsit janё lёshuar fletёgjoba pёr kundёrvajtjet: mosposedimi i lejes pёr vozitje, mosposedimi i kategorisё pёrkatёse, ngasje e mjetit pa regjistrim dhe kundёrvajtje tjera. Aktivitete dhe detyra të shumta policore, që janë të planifikuara në kuadër të Drejtorisё Rajonale tё Policisё në Pejë, do të vazhdojnë në mënyrë intensive në ditët në vijim, pa asnjë tolerim ndaj secilit kundërvajtës. Krejt kjo në të mirë të rregullimit të komunikacionit, si dhe parandalimit të aksidenteve.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit“, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme