Lajme
DOKUMENT| Dje e kishte përzgjedhur drejtoreshë të Institutit të Mjekësisë Ligjore, Albulena Haxhiu sot e pezullon Flutra Gogën
Demokracia
21:39 | 08 Dhjetor 2022

Share:

Ministria e Drejtësisë e udhëhequr e Albulena Haxhiu ka bërë me dije se ka pezulluar katër zyrtarë të Instituti të Mjekësisë Ligjore pas zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit.

“Pas pranimit të informacionit të zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Komisioni Disiplinor i Institutit për Mjekësi Ligjore/ Ministria e Drejtësisë, mori vendim për pezullim nga puna të zyrtarëve: Nardi Sheqergjiu, Toksikolog Mjekoligjor në Institutin për Mjekësi Ligjore, Flutra Goga, Udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore, Anila Lakna, Teknike e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore dhe Ilirjana Shala, Kimiste në Institutin për Mjekësi Ligjore”, thuhet në njoftim.

Demokracia.com e ka siguruar një vendim të Ministrisë së Drejtësisë përmes të cilit Flutura Goga, e suspenduar sot, dje ishte përzgjedhur Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Mjekësisë Ligjore.

“Zonja Flutra Goga – Bajrami, aplikues në konkursin e jashtëm për pozitën: Drejtor i Përgjithshëm në Institutin e Mjekësisë Ligjore  – 1 (një vend pune) me Nr. Reference MD/IML 11-08-2022, i publikuar më 11.08.2022, ka arritur më së shumti pikë në listën definitive të mbledhur nga testimi me shkrim dhe intervista me gojë në gjithsej 80.8% dhe është përzgjedhur të themelojnë marrëdhënie pune”, thuhet në vendim. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme