Lajme
DOKUMENT | Diskriminimi i të shkolluarve në Kosovë dhe shtesat për të diplomuarit jashtë, sindikalisti i shkruan letër Kurtit
Demokracia
09:04 | 16 Shkurt 2023

Share:

Ali Sefaj, përfaqësuesi i Sindikatës së Shërbyesve Civilë i ka dërguar letër kryeministrit Albin Kurti lidhur me diskriminimin që po u bëhet të punësuarve që kanë diplomuar në universitetet e Kosovës, pasi që, sipas rregullores për shtesa, Ministria e Financave mjete shtesë jashtë pagës po u jep vetëm atyre që e kanë kryer studimet master jashtë vendit.

Demokracia.com ka raportuar ditë më parë se Ministria e Financave ia ka përcjellë zyrtarëve administrativë të Organizatave Buxhetore qarkoren rreth zbatimit të Rregullores për Shtesën për Kushte të Tregut të Punës. Por, në të diskriminohen qartazi kuadrot e dala nga Universiteti i Prishtinës. Shtesa në sektorin publik, pas miratimit të Ligjit të Pagave, do të marrin vetëm të diplomuarit në nivelin e dytë që kanë studiuar jashtë vendit.

Përfaqësuesi i Sindikatës së Shërbyesve Civilë, Ali Sefaj ia ka bërë të qartë shefit të ekzekutivit diskriminimin që po bëhet me rregulloren e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT)  për Shtesën për Kushtet e Tregut të Punës.

“Sipas Rregullores (MFPT) NR.02/2013 për Shtesën për Kushte të Tregut të Punës favorizohen kundërligjshëm kuadrot që kanë studiuar me bursa bashkëfinancimi jashtë vendit, por jo edhe koleget e tyre që kanë studiuar jashtë vendit me mjete vetanake ose bursa nga organizata ose programe të tjera. Shtesat për kategori bien ndesh me qëllimin e Rregullores (MFPT) NR.02/2023 për Shtesën për Kushte të Tregut të Punës, Sepse shtesa për kushte të tregut të punës përfitohet për pozita të caktuara deficitare dhe të rralla të shërbimit civil dhe shërbimit publik, ku rekrutimi apo mbajtja e nënpunësve në këto profesione dhe /apo pozita objektivisht është e pamundur ose ka vështirësi të konsiderueshme në rekrutimin ose mbajtjen e personelit të kualifikuar të atyre pozitave dhe jo për profile që kanë fituar bursa me financim ose bashkëfinancim nga qeveria”, thuhet tutje në letrën e dërguar kryeministrit Kurti.

Ai ka treguar se këto kuadro nuk janë deficitare dhe nuk janë kuadro që nuk mund të gjenden, rekrutohen dhe mbahen në shërbimin civil, por janë kuadro të njëjta me shumicën e të punësuarve në sektorin publik dhe si të tillë nuk do të duhej të përfitonin shtesën e tregut të punës.

Kryesindikalisti Sefaj ka përmendur edhe Ligjin për Pagat në Sektorin Publik.

“Sipas paragrafit 1.4 të nenit 4 të ligjit nr.08/1-196 për Pagat në Sektorin Publik -Parimit të barazisë dhe të mosdiskriminimit- nënkupton që secili, pa kurrëfarë diskriminimi, ka të drejtë që për punë të barabartë të marrë pagë të barabartë, duke marrë parasysh natyrën e punës, kërkesat për vendin e punës, institucionin ku ushtrohet detyra si dhe kualifikimin”.

Sefaj ka kërkuar nga shefi i ekzekutivit që të bëjë shfuqizimin e dispozitave që diskriminojnë kuadrot e UP-së.

“Andaj me qëllim rikthimi të ligjshmërisë, të respektimit të parimit të barazisë dhe mosdiskriminimit (të garantuara me paragrafin 1.4 të nenit 4 të Ligjit Nr.08 /1-196 për Pagat në Sektorin Publik), kërkoj të përdorni autoritetin tuaj dhe të shfuqizohen dispozitat diskriminuese, paragrafi 3 I nënit 4 dhe neni 7 Rregullores (MFPT) NR.02/2023 për Shtesën për Kushte të Tregut të Punës”, thuhet në fund të letrës.

Letra e plotë:

I nderuar kryeministër Albin Kurti

Ministria e Financave ka nxejrrë Rregulloren (MFPT) NR.02/2023 për Shtesën për Kushte për Kushte të Treut të Punës gjegjësisht në paragrafin 3 të nenit 4 dhe nenin 7, favorizon kundërligjshëm zyrtarët që kanë studiuar në programe bashkëfinancimi nga qeveria në master jashtë vendit, duke shkelur paragrafin 1.4 të nenit 4 të Ligjit Nr.08/1-196 për Pagat në Sektorin Publik.

Sipas Rregullores (MFPT) NR.02/2013 për Shtesën për Kushte të Tregut të Punës favorizohen kundërligjshëm kuadrot që kanë studier me bursa bashkëfinancimi jashtë vendit, por jo edhe koleget e tyre që kanë studiuar jashtë vendit me mjete vetanake ose bursa nga organizata ose programe të tjera.

Shtesat për kategori bien ndesh me qëllimin e Rregullores (MFPT) NR.02/2023 për Shtesën për Kushte të Tregut të Punës, Sepsa shtesa për kusgte të tregut të punës përfitohet për pozita të caktuara deficitare dhe të rralla të shërbimit civil dhe shërbimit public, ku rekrutimi apo mbajtja e nënpunësve në këto prefesione dhe /apo pozita objektivisht është e oamundur ose ka vështirësi të konsiderueshme në rekrytimin ose mbajtjen e personelit të kualifikuar të atyre pozitave dhe jo për profile që kanë fituar bursa me financim ose bashkëfinancim nga qeveria.

Këto kuado nuk janë deficitare dhe nuk janë kuadro që nuk  mund të gjenden, rekrutohet dhe mbahen në shërbimin civil, por janë kuadro të njëjta me shumicën e të punësuarve në sektorin public dhe sit ë tillë nuk do rë duhej të përfitonin shtesën e tregut të punës.

Sipas paragrafit 1.4 të nenit 4 të ligjit nr.08/1-196 për Pagat në Sektorin Publik -Parimit të barazisë dhe të mosdiskriminimit- nënkupton që secili, pa kurrëfarë diskriminimi, ka të drejtë që për punë të barabartë të marrë pagë të barabartë, duke marrë parasysh natyrën e punës, kërkesat për vendin e punës, institucionin ku ushtrohet detyra si dhe kualifikimin.

Andaj me qëllim rikthimi të ligjshmërisë, të respektimit të parimit të barazisë dhe mosdiskriminimit (të garantuara me paragrafin 1.4 të nenit 4 të Ligjit Nr.08 /1-196 për Pagat në Sektorin Publik), kërkoj të përdorni autoritetin tuaj dhe të shfuqizohen dispozitat diskriminuese, paragrafi 3 I nënit 4 dhe neni 7 Rregullores (MFPT) NR.02/2023 për Shtesën për Kushte të Tregut të Punës./Demokracia.com/

LEXO EDHE: 

DOKUMENT| Qeveria Kurti i diskriminon të diplomuarit në UP, shtesa u jep vetëm atyre që e kanë kryer masterin jashtë vendit

Të ngjashme