Lajme
DOKUMENT| Qeveria Kurti i diskriminon të diplomuarit në UP, shtesa u jep vetëm atyre që e kanë kryer masterin jashtë vendit
Demokracia
11:04 | 11 Shkurt 2023

Share:

Ministria e Financave ia ka përcjellë zyrtarëve administrativë të Organizatave Buxhetore qarkoren rreth zbatimit të Rregullores për Shtesën për Kushte të Tregut të Punës para dy ditësh. Por, në të diskriminohen qartazi kuadrot e dala nga Universiteti i Prishtinës. Shtesa në sektorin publik, pas miratimit të Ligjit të Pagave, do të marrin vetëm të diplomuarit në nivelin e dytë që kanë studiuar jashtë vendit.

Në dokumentin e siguruar nga Demokracia.com, shtesa do të marrin vetëm ata që kanë kryer masterin jashtë vendit.

Sipas nenit 7, pikës 2.1 dhe asaj 2.2 të Rregullores për Shtesën, për të përfituar shtesa, punëtorët e sektorit publik duhet t’i plotësojnë kushtet si në vijim “programi i studimeve të nivelit të dytë të arsimit të lartë të jetë i financuar ose bashkë-financuar nga Qeveria e Kosovës” dhe “të kenë të përfunduar studimet e nivelit të dytë të arsimit të lartë në universitete jashtë vendit”.

Një vendim i tillë mbetet i pandryshueshëm edhe në Qarkoren që u është përcjellë zyrtarëve të Organizatës Buxhetore, të cilën e ka siguruar Demokracia.com. Tek pika e dytë sqarohet se shtesa mund të përfitojnë vetëm profesionet nga programet studimore të financuara ose bashkëfinancuara nga Qeveria e Kosovës.

Në pikën dy, po ashtu, bëhet e ditur se shtesa do të përfitojnë profesionet deficitare në fushën e teknologjisë informative, në fushën e aviacionit dhe navigimit ajror, specialistët shëndetësorë në profesione deficitare dhe pozita të tjera profesionale deficitare të shërbimit civil dhe publik.

LEXO EDHE:

DOKUMENT| Ja kush do të përfitojë nga shtesat e Qeverisë pas miratimit të Ligjit për Pagat

Nga Neni 5 deri në Nenin 9 të Rregullores janë specifikuar kriteret e veçanta që duhet plotësuar secila kategori për të përfituar shtesën.

Në Nenin e 12-të thuhet se me hyrjen në fuqi të kësaj Rregulloreje shfuqizohet çdo akt nënligjor dhe dispozitë tjetër që bie në kundërshtim me të. /Demokracia.com/

Të ngjashme