Lajme
DOKUMENT | “Çlirimtari” vazhdon punësimin e njerëzve të komunave tjera, zyrtarin për media e merr nga Ferizaj
Demokracia
12:00 | 14 Qershor 2023

Share:

Kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu i cili vije nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, po vazhdon që në komunë të punësojë njerëz nga komunat e tjera. 

Aliu, i njohur ndryshe edhe si “Çlirimtari”, e ka emëruar në Zyrën për Marrëdhënie me Publikun, Bajrush Rrahmanin nga Ferizaj.

Rrahmani duket se është një prej njerëzve të partisë, pasi që para kësaj ai ka punua edhe si asistent i zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, shkruan Demokracia.com.

Në vendimin për emërimin e Rrahmanit, thuhet se ai është staf mbështetës në Zyrën e Kryetarit nuk ka statusin e nëpunësit civil.

“Marrëdhënia e punës pushon me përfundimin e mandatit të kryetarit nëse kjo marrëdhënie nuk ndërpritet më herët.”, thuhet në vendim.

Të ngjashme