Lajme
DOKUMENT| Çeku e shtron në laminat MKRS-në, planifikon të blejë edhe tepihë
Demokracia
12:39 | 28 Prill 2023

Share:

Dyshemeja e zyrave, korridoreve dhe disa sallave në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të rinovohen së shpejti.

Ministria e udhëhequr nga Hajrulla Çeku ka njoftuar për tender për furnizim me laminat dhe tepihë për nevojat e kësaj ministrie.

Për këtë tender janë planifikuar që të shpenzohen 12 mijë e 600 euro, shkruan Demokracia.com.

Siç bëhet e ditur në dosjen e kontratës të publikuar në KRPP, tenderi është planifikuar që të ndahet në dy grupe.

Në grupin 1 është paraparë furnizimi me laminat, ndërsa në grupin 2 është paraparë furnizimi me tepihë.

MKRS ka kërkuar që tepihët të jenë të kualitetit të lartë me trashësi 13mm.

“Operatori Ekonomik fitues është i obliguar që tepihët aktual të vendosur në korridore, zyre salla ne MKRS dhe Institucione Vartëse, t’i largoj, pastroj hapësirat, për tu përshtat për vendosje të tepihëve të ri; – Në ketë furnizim kuadër duhet t’i heq, t’i pastroj hapësirat dhe të vendosen tepihët e ri. – Ne kuadër të vendosjes se tepihëve duhet të përfshihet edhe ngjitësi adekuat si dhe qepjet e nevojshme”, thuhet në dosje të tenderit. /Demokracia.com/

 

 

 

 

Të ngjashme