Lajme
Dodik mendon se e ofendon gjyqtaren e Gjykatës Kushtetuese të Bosnje-Hercegovinës duke i thënë “shqiptar”
Demokracia
12:57 | 27 Qershor 2023

Share:

Gjatë një fjalimi para deputetëve të Asamblesë Kombëtare të Republika Sërpska në Bosnje e Hercegovinë, Presidenti i Republikës Sërpska Milorad Dodik, nuk ka kursyer ofendimet me terme urrejtëse.

Gjatë deklaratës së tij, ai e ka quajtur me termin quajti “shqiptare” gjyqtaren ndërkombëtare të Gjykatës Kushtetuese të Bosnje-Hercegovinës, Ledia Bianku, pasi ajo vjen nga Shqipëria.

Në vitin 2021 Ledi Bianku, ish-anëtar i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut është emëruar anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Bosnje Hercegovinës.

Bianku i diplomuar për drejtësi në Tiranë dhe që ka kryer disa studime të tjera në Itali dhe Belgjikë ka mbajtur disa detyra në Shqipëri.

Ai ka qenë pjesë e Shkollës së Magjistraturës, këshilltar i Presidentit dhe Parlamentit dhe ministrit të Drejtësisë në 2000-2007.

Gjatë vitit 2006-2007 ka qenë pjesë e Komisionit të Venecias dhe më pas në 2008 u bë pjesë e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Presidenti i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Robert Spano ka informuar Presidentin e Gjykatës Kushtetuese të Bosnje Hercegovinës, Mato Tadiç për emërimin e Ledi Biankut si gjykatësin e ri ndërkombëtar të Gjykatës Kushtetuese të Bosnje Hercegovinës.

Emërimi i Biankut në këtë post vjen në bazë të rregullave që përcakton kushtetuta e Bosnje Hercegovinës.

Gjykata Kushtetuese Bosnje Hercegovinës ka 9 anëtarë, katër prej të cilëve zgjidhen nga Dhoma e Përfaqësuesve të Federatës, dy nga Asambleja e Republikës Serbe, ndërsa tre të tjerë zgjidhen nga Presidenti i Gjykatës Evropian për të Drejtat e Njeriut pas konsultave me Presidencën boshnjake

Të ngjashme