Lajme
Dodik i përgjigjet Blinkenit, akuzon katër shtete të Ballkanit se po e krijojnë Shqipërinë e Madhe
Demokracia
20:12 | 30 Mars 2023

Share:

Presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, vlerësoi sot se Katërshja e sapokrijuar e Ballkanit Perëndimor ishte në të vërtetë “Katërshja Shqiptare”, pas së cilës fshihej ideja e vjetër e “Shqipërisë së Madhe”.

“Këtu, tani po them se qëllimi ynë është bashkimi, që do të thotë se do të ndahemi nga Bosnja dhe Hercegovina dhe do t’i bashkohemi Serbisë. Unë e kam seriozisht dhe thjesht po zgjedhim momentin kur do ta bëjmë. Nuk ka asgjë të diskutueshme”, tha Dodik, shkruan portali Kosovo-online.

Katërshja e Ballkanit Perëndimor u themelua në Shkup dhe përbëhet nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova. Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se platforma e Katërshit të Ballkanit Perëndimor “është në përputhje me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, por edhe me vlerat dhe parimet demokratike”.

Dodik po ashtu i është përgjigjur Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, pasi ky i fundit e kishte krahasuar atë me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Më vjen mirë që Blinken dëgjoi për mua, kështu që ai po komenton për mua. Më vjen mirë që jam në axhendën e tij dhe jam veçanërisht i kënaqur që ai mendon se jam aq i mrekullueshëm sa mund të më krahasojnë me Putinin, i cili është padyshim lider i një prej vendeve më të mëdha në botë”, tha Dodik në Foca.

“Atë që ata ia atribuojnë atij (Putinit), ata gjithashtu ia atribuojnë amerikanëve të gjitha llojet e gjërave, kështu që çfarë duhet të bëjmë ne,” tha Dodik.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken deklaroi në Tëitter se “Sulmet e Milorad Dodik ndaj të drejtave dhe lirive themelore në Republika Srpska tregojnë se ai është në rrugën autoritare të Presidentit Putin. Departamenti i Shtetit, i përfaqësuar nga ambasadori Michael Murphy, vazhdon të avokojë për të ardhmen demokratike dhe të begatë që e meritojnë të gjithë qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës”.

Të ngjashme