Lajme
Doarsa Kica-Xhelili ia kthen përmbys logjikën Sveçlës: “Çka po bën ti sot është kapak i luftës hibride”
Demokracia
14:05 | 15 Korrik 2023

Share:

Pas shkrimin me tekst e nëntekst tejet të rrezikshëm të Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, ku protestën e sotme të thirrur nga qytetarët kosovarë e ndërlidh në thuajse secilën germë me Serbinë dhe në shërbim të asaj që ai e quan “luftë hibride” të Serbisë, ka reaguar e shokuar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili, e cila në fakt ka vlerësuar se përkundrazi kjo “çfarë po bën Sveçla është kapaku i luftës hibride” por edhe “i nxitjes së përçarjes e urrejtjes”.

Reagimi i plotë i deputetes:

Ministri i Punëve të Brendshme duhet urgjentisht ta ndale këtë propagandë të maskuar e këtë thirrje të rrezikshme për krizë.

Për çdo shkronjë të statusit të tij ku ndërlidh akterë kosovarë me Serbinë mban përgjegjësi jo vetëm politike por ligjore.

Dyshoj që ka aftësi ta përceptoj veten si ministër të Kosovës e jo ministër partiak, por fatkeqësisht këtë barrë që s’e kupton, e ka. Në këtë segment – ai duhet të largohet nga ajo pozitë menjëherë.

Çka po bën ai sot është kapak i luftës hibride. I nxitjes së përçarjes e urrejtjes. I demolimit demokratik e paqes mbarëshoqërore.

Kjo nuk guxon të jetë rruga e Kosovës.

Të ngjashme