ShowBiz
Do vijë në jetë së shpejti, Olta Gixhari zbulon dhuratën e veçantë që i ka bërë bebit
Demokracia
11:14 | 02 Shkurt 2024

Share:

Nismës së mbjelljes së pemëve në kryeqytet i është bashkuar edhe aktorja e njohur, Olta Gixhari. Ajo ka zgjedhur të mbjellë një pemë ulliri, e cila personifikon jetëgjatësinë, për bebin që po pret të vijë në jetë.

Përmes një postimi në InstaStory, aktorja ka treguar se kjo është dhurata më e bukur që i ka bërë bebit të saj i cili së shpejti do të vijë në jetë.

“Dhurata më e bukur dhe jetë gjatë që ne i bëmë bebit”– ka shkruar ajo krahas fotos në Instagram.

Të ngjashme