Sport
Do të largohet nga Manchester Unitedi, tifozja i bën dhuratën e veçantë sulmuesit mes lotëve
Demokracia
13:42 | 03 Maj 2022

Share:

Manchester United  luajti sfidën e fundit në shtëpi për këtë sezon në sfidën me Brentforidin, të cilën “Djajtë” arritën ta fitonin me shifrat 3-0.

Në fund të takimit, shumë tifozë qëndruan në mes të shiut jashtë stadiumit, për të takuar disa nga lojtarët që do t’i thonë lamtumirë klubit në fund të këtij sezoni. Njëri prej tyre është edhe sulmuesi uruguaian, Edinson Cavani, i cili mori një dhuratë t6ë veçantë nga një tifozë e vogël që e priste jashtë dyerve të “Old Trafford”.

Si fillim ajo e përqafoi sulmuesin mes lotëve, duke i kërkuar të mos largohet dhe më pas i mori një autograf. Gjithashtu, ajo in dha Cavanit një rrip për flokët, diçka që uruguaiani e vendos në çdo ndeshje.

Cavani e vuri menjëherë, duke ja bërë mbrëmjen e paharrueshme tifozes së vogël, e cila nuk i ndalonte dot lotët e saj. /Demokracia.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by SPORTbible (@sportbible)

Të ngjashme