Sport
Do të ishte goditja e dytë për tifozët e Realit pas Mbappes, Zidane është shumë pranë marrjes së PSG
Demokracia
17:35 | 16 Qershor 2022

Share:

Zinedine Zidane është një hap larg nënshkrimit me PSG dhe kërkon 2 lojtarë si pjesë të marrëveshjes.

Sipas medias spanjolle “El Chiringuito”, trajneri francez është duke finalizuar akordin për transferimin tek kampionët e Francës. Ky lajm do të tingëllojë keq për tifozët e Real Madrid pas përplasjes për Kilian Mbappe me PSG, por Zidane i është futur menjëherë punës dhe ka kërkuar 2 lojtarë nga drejtuesit e klubit.

Lojtari i parë është Ousmane Dembele, sulmuesi i Barcelonës i cili këtë sezon ka pasur shumë dëmtime. Lojtari tjetër i kërkuar me ngulm është Paul Pogba, i cili duket shumë pranë transferimit me parametra 0 tek ish klubi i tij, Juventus-i.  Çdo gjë do të vendoset ditët e ardhshme të cilat do të jenë intensive për kampionët e Francës.

Të ngjashme