Lajme
“Do ta kalojmë sepse kemi mësuar” – Kurti në vitin 2017 jepte fjalë të mëdha për testin PISA nën qeverisjen e VV-së
Demokracia
13:02 | 05 Dhjetor 2023

Share:

Kosova ka dështuar sërish brutalisht në testin PISA, duke u renditur në mesin e vendeve të fundit në botë.

Kështu ndodhi edhe në qeverinë Kurti, pavarësisht se dikur, kryeministri jepte fjalë të mëdha.

Në vitin 2017 gjatë një vizite në një shkollë, tash kryeministri vendit, deklaronte se me Vetëvendosjen në pushtet, PSIA do të kalohej me sukses.

“Ministria e ardhshme e arsimit në qeverinë e VV-së do ta nis një debat të tillë duke marrë për bazë dijet e ndryshme nëpër botë posaqërisht në Evropë, shembujt e tjerë të arsimit jashtë vendit dhe brenda vendit. Do të duhej të bisedonim edhe me juve mbi atë se me çfarë metodash janë arritur sukseset e mira. Nuk është çështja çka të mësojmë, por si të mësojmë. Çështje metode, dhe në këtë aspekt, arsimi në Kosovë praktikisht nuk ka hyrë fare në këtë fushë. Siç e diskutoi Shpendi është për neve e rëndësishme që testin e ardhshëm PISA ta kalojmë me sukses, sepse kemi mësuar, e jo sepse jemi përgatitur enkas për testin PISA”, thoshte Kurti në atë kohë.


Të ngjashme