ShowBiz
Do performonte në klubin ku ndërroi jetë tragjikisht 17-vjeçari, reagon Fifi
Demokracia
09:11 | 27 Gusht 2023

Share:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një klub të njohur të Sarandës, ku ka ndërruar jetë pjesëtari 17-vjecar i stafit, i identifikuar si Antonio Delilaj.

Sipas informacioneve, adoleshenti që punonte në sezonin e verës për të ndihmuar familjen, u përfshi në një aksident me ashensorin e lokalit, të cilit ju këput kavoja, duke e goditur në kokë kamarierin, i cili nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Në media e rrjetet sociale kanë qenë me mijëra personat, edhe ata të famshëm, që kanë dhënë mesazhet e ngushëllimit për 17-vjecarin dhe mes tyre ka qenë edhe Fifi. Këngëtarja, e cila në fakt dje duhej të performonte në klubin ku ndodhi tragjedia por nuk mundi për shkak të ngjarjes, ka postuar një mesazh ngushëllimi në Instagram-in e saj, ku shkruan: ”Ngushëllime Familjes Delilaj. Ngjarja e djeshme më la në shok”.

Të ngjashme
ShowBiz • 02 Maj 2024