Sport
Djali i Beckhamit shënon gol të bukur në Angli, paralajmëron hapat e babait e tij
Demokracia
12:26 | 16 Shkurt 2023

Share:

Legjenda e futbollit, David Beckham duhet të ketë qenë shumë krenar. Djali i tij Romeo shënoi golin e tij të parë për Brentford B, i pari që nga mbërritja në atdheun e babait të tij, Anglinë këtë dimër.

Romeo Beckham tani për tani po luan për një skuadrën B të Brendfort, me idenë për t’iu imponuar me ekipin e parë që luajnë në Premierligë.

Romeo shënoi për Brentford B kundër Wealdstone në Middlesex Senior Cup. Ai shënoi në minutën e 93-të për fitoren (3:2) menjëherë pas hyrjes në lojë.


Beckham nënshkroi një kontratë gjysmë-vjeçare me Brentford, ku erdhi pas përfundimit të sezonit MLS.

Në SHBA ai vesh fanellën e Inter Miami, klubi në pronësi të babait të tij David./Demokracia.com/

Të ngjashme