ShowBiz
DJ PM dhe Sarah Berisha shijojnë pushimet dimërore në Brezovicë
Demokracia
18:37 | 10 Shkurt 2023

Share:

Një prej çifteve më të përfolura të edicionit të kaluar të Big Brother VIP Albania ishin Sarah Berisha dhe DJ PM.

Dyshja krijuan romancën gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme dhe që atëherë janë pothuajse të pandashëm.

Së fundmi çifti simpatik po shijojnë pushimet dimërore së bashku dhe si destinacion kanë zgjedhur Brezovicën.

Ata kanë publikuar imazhe dhe video të ndryshme nga atje ku shihen në veshje skijimi dhe gjithashtu në momente të tjera së bashku.

Ndërkohë, kujtojmë që Sarah dhe DJ PM ende nuk kanë dërguar marrëdhënien e tyre në një nivel tjetër, ndryshe nga çifti tjetër Eixhel Shkira dhe DJ Dagz.

Einxhel dhe Dagz pak javë më parë u bënë prindër dhe pak para ardhjes në jetë të fëmijës u fejuan.

Të ngjashme