Lajme
Dita e Veteranëve në ShBA, Haradinaj: Heronjtë amerikanë janë edhe heronj të Kosovës
Demokracia
10:12 | 11 Nëntor 2023

Share:

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se populli i Kosovës është përjetësisht falënderues ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Deklarata e Haradinajt vjen me rastin e 11 nentorit, Ditës së Veteranëve në ShBA.

“Me rastin e 11 Nëntorit – Ditës së Veteranit, përkujtojmë guximin dhe sakrificën e veteranëve të luftës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne, populli i Kosovës i jemi përjetësisht falënderues për shërbimin e tyre, shërbim i cili ndihmoi lirinë dhe paqen në botë, por sjelli lirinë edhe në Kosovë. Heronjtë amerikanë janë edhe heronj të Kosovës.
#VeteransDay2023″, ka thënë Haradinaj.

Të ngjashme