Lajme
Dita e 17-të e grevës| Sindikatat dhe Qeveria s’ndryshojnë qëndrim, shkollat mbeten të mbyllura
Demokracia
18:30 | 10 Shtator 2022

Share:

Sot bëhen 17 ditë nga fillimi i grevës së mësimdhënësve kosovarë.

Shkollat e Kosovës të cilat do të duhet të fillonin mësimin më 1 shtator vazhdojnë të jenë të mbyllura, shkruan Demokracia.com.

Përderisa Sindikata e Bashkuar e Arsimimit dhe Kulturës po kërkon nga 100 euro për mësimdhënësit deri në miratimin e Ligjit të Pagave, Qeveria ua nëpërmjet një pakoje u ka ofruar atyre nga 50 euro në muaj.

Të dy palët janë barrikaduar në qëndrimet e tyre, shkruan Demokracia.com.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në vazhdimësi i ka ikur takimit me sindikalistët e Arsimit dhe javën e ka kaluar duke bërë inskenime nëpër disa shkolla se kinse mësimi ka filluar.

FOTO| Një javë e Albin Kurtit e mbushur me inskenime dhe vizita të shkollave bosh

Për tu marrë vesh me mësimdhënësit i ka mbetur detyrë ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

Këshilli Grevist, së bashku me Këshillin e SBASHK-ut, kanë lëshuar një komunikatë për media, nga ku bëhet e ditur se, sindikatat nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët me qeverinë, e se greva do të vazhdojë.
Nëpërmjet një komunikate për medie nga SBASHK-u thuhet se me muaj të tërë Qeveria i ka ikur dialogut me sindikatat dhe nuk është angazhuar fare për zgjidhjen e kërkesave legjitime të punëtorëve në sektorin publik.
“Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj , kryetari i Federatës sindikale të shërbyesve civil Ali Gashi, por edhe përfaqësuesit tjerë të BSPK-së disa herë iu drejtuan me lutje përfaqësuesve të Qeverisë dhe pjesëmarrësve të tjerë që të debatojnë qetë dhe të ndihmojnë që të ketë takim të Qeverisë me përfaqësuesit e BSPK-së, pra me Këshillin Grevist. Mirëpo debatet e kulturuara e gjithë këto lutje në fillim të takimit sikur i trimëruan Muratin e Nagavcin, që kushtëzonin pa të drejt se pa as edhe një takim dhe pa as edhe një marrëveshje të mbyllej greva. Kjo dëshmoi se ata ose nuk duan ose nuk dinë vërtetë as gjë për dialogun dhe veprimet sindikale . Greva ndodh kudo në botë për të nxitur Qeverinë për të ndodhur dialogu e ofruar zgjidhje të pranueshme për kërkesat e grevistëve në mënyrë që të mbyllet greva e në Kosovë përfaqësuesit e Qeverisë e donin të kundërtën dhe me qëllim të caktuar. Ata insistonin që të mbyllet greva e pastaj të bëhej ,kinse, dialogu. Kjo tregon se ata vërtetë nuk e duan dialogun e as zgjidhjen e kërkesave legjitime të grevistëve . Ata për të mos u parë nga opinioni qëndrimi i tyre dhe kryeneçësia nuk kishin ftuar as mediet që të përcjellin takimin në MASHTI e as në ambientet e Qeverisë”, thuhet në komunikatë.

Nuk ka marrëveshje, SBASHK-u: Greva vazhdon, Qeveria nuk do zgjidhje të kërkesave

Ndërkohë, sot Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, u ka bërë thirrje mësimdhënësve që të fillojnë mësimin, derisa ka vazhduar të fajësojë SBASHK-u për gjendjen në arsim/

Ajo e ka cilësuar si shantazh grevën e mësimdhënësve, derisa ka zbuluar edhe kërkesën e përfaqësuesve të sindikatës për të ndërprerë grevën.

Sipas saj, SBASHK-u u ka thënë se nuk fillon mësimi “para se të plotësoni kërkesën tonë për 100 euro ose për shumën që merremi vesh”.

“Çdo ditë jashtë klasave, ju bën me vetëdije ose jo, pjesë të agjendave të grupeve të interesit që asnjë interes të përbashkët me ju a me arsimin si fushë nuk e kanë. Përkundrazi, kanë kontribuar në gjendjen që e kemi të gjithë. Mësimi është mbi të gjitha. Greva ka kuptim kur nuk dëmton nxënësit dhe procesin mësimor. Në situatën aktuale më shumë është shantazh, e përballë shantazhit nuk ka rrugë tjetër veçse të qëndrojmë për vlerat antishantazh”, ka shkruar Nagavci./ Demokracia.com/

Të ngjashme