Lajme
FOTO| Një javë e Albin Kurtit e mbushur me inskenime dhe vizita të shkollave bosh
Demokracia
09:19 | 09 Shtator 2022

Share:

Greva e mësimdhënësve sot ka hyrë në ditën e gjashtëmbëdhjetë.

Sindikatat dhe Qeveria e Albin Kurtit ende nuk janë ulur që të bisedojnë, shkruan Demokracia.com.

Kryeministri Kurti, i zënë me vizita nëpër shkolla pa nxënës, po i shtyn ditët dhe nuk po shfaq ndonjë shenjë gatishmërie për të biseduar me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Pas arrogancës që tregoi me mësimdhënësit, Kurti ka zgjedhur presionin, inskenimet dhe vizitat në shkollat boshe.


Ai bashkë me Ministren e Arsimit gjatë javës është parë në disa shkolla të vendit.

Kurti, ministrja e tij dhe kryetarët e komunave që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, dhanë shfaqje të shumta në këtë javë.

Mësimin e nisën vetëm disa klasë në tërë Kosovën, shkruan Demokracia.com.

Ndërsa, edhe ata pak mësues që e nisën mësimin dolën të jenë aktivistë të përbetuar të Vetëvendosjes.

E përderisa mësimdhënësit po qëndrojnë të palëkundur, Kurti me instrumentet e tij inskenuan në disa shkolla kinse po mbahet mësim.

Mësimdhënësit kosovarë kanë hyrë në grevë dhe po i kërkojnë 100 euro në muaj deri në miratimin e Ligjit të Pagave. /Demokracia.com/

Të ngjashme